Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NËNVLERËSÚAR (i, e) mb. 1. Që është nënvlerësuar; i shpërfillur, i përçmuar; kund. i mbivlerësuar. Fakte të nënvlerësuara. Është i nënvlerësuar e i pamotivuar.
2. si em. Ai që është nënvlerësuar; ai që është shpërfillur, ai që është përçmuar. Të nënvlerësuarit nga shoqëria. Ishte ndër më të nënvlerësuarit. Të nënvlerësuarit e mëdhenj të çdo epoke.
✱Sin.: i shpërfillur, i përçmuar, i nënvleftësuar, i mospërfillur.
PËRBÚZUR (i, e) mb. 1. Që nuk përfillet e nuk nderohet fare nga të tjerët, që përbuzet nga të gjithë, i përçmuar haptas. Njerëz të përbuzur.
2. Që është për t’u urryer, i urryer, i përbuzshëm. Armiqtë (kundërshtarët) e përbuzur.
✱Sin.: i përçmuar, i papërfillur, i shkarëzyer, i shpërfillur, i urryer, i përbuzshëm.
PËRÇMÚAR (i, e) mb. 1. Që e përçmojnë të gjithë; që është për t’u përçmuar, që duhet përçmuar; i përbuzur. Njeri i përçmuar.
2. bised. I shëmtuar, i përçudnuar. Me fytyrë të përçmuar.
3. fig. I shëmtuar. Tiparet e përçmuara të shoqërisë së vjetër.
✱Sin.: i përbuzur, i nënvlerësuar, i shpërfillur, i shëmtuar, i përçudnuar.
PËRÇMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është për t’u përçmuar; që është pa vlerë dhe përçmohet; i përbuzshëm. Njeri i përçmueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë