Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PRÉH/ËR,~RI m. 1. Vendi që formohet nga pjesa e përparme e kofshëve dhe e trupit, nga barku deri te gjunjët, kur rrimë ulur, ku zakonisht mbajmë fëmijët; pëqi. Mban fëmijën në prehër. Iu ul në prehër. Mbështeti kokën në prehër të nënës.
2. Pjesa e përparme e petkut nga barku deri te gjunjët. Tirq me prehër.
3. Përparje; bohçe. Një prehër arra (kumbulla, mollë).
4. Pjesa e përparme e vatrës a e oxhakut; shtroja para oxhakut.
5. fig. Vendi ku rritet, zhvillohet ose ndodhet diçka; vendi ku dikush gjen prehje e ngrohtësi; strehë; vatër; gji. Prehri i ngrohtë i nënës. Në prehër të familjes. Në prehrin e natyrës.
6. fig. Mjedisi, në të cilin bie dikush a diçka; gjendja, në të cilën ndodhet dikush a diçka; gji. Në prehrin e rehatisë. Ra (u hodh, shkau) në prehrin e armikut (e tradhtisë).
✱Sin.: pëqi, gji, përparëse, përparje, vatër, strehë, mjedis, gjendje, bohçe, shtrojë.
♦ Ra në prehrin (e dikujt) keq. i besoi dikujt dhe u bind e u mashtrua prej tij, iu dorëzua; bën si do a si thotë ai, u bë me të. Ma la *kopilin (dobiçin, doçin) në prehër (në derë) (dikush) bised. Ia la prehrin (vatrën) *thatë (dikujt). I puth prehrin (dikujt) keq. i lutet e i përulet për të arritur diçka, i ngjitet e i nënshtrohet plotësisht; i lëpin (i puth) këmbët; i puth gjunjët. Ia thau prehrin (dikujt) i vdiq dikush shumë i afërt e shumë i dashur dhe e la shkretë; i iku përgjithnjë, e la vetëm.
PËQÍ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Pjesa e përparme në fund të një veshjeje të sipërme, sqepi i palltos a i një rrobe tjetër të sipërme. Pëqinjtë e palltos (e xhaketës). Përveshi (ngriti) pëqinjtë.
2. Prehër. E mbante në pëqi. Iu hodh s’ëmës në pëqi. Ia mori (ia vuri) kokën në pëqi. Në bark mbajttë e në pëqi mos pastë! (mallk.) mos i rrofshin fëmijët!
3. fig. Vend i futur diku, ku mund të ruhet e të mbrohet diçka, gji. Në pëqi të malit (të kodrës).
✱Sin.: skundill, prehër, gji, sqep, cep, kind.
♦ Gris *gjirin e arnon pëqirin (dikush). I puth pëqirin (dikujt) keq. tregohet i përulur përpara dikujt, i bën lajka një eprori etj.; i lëpihet; i puth dorën; i bie në gjunjë.
SQÉP,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Zgjatim i gojës së shpendëve në trajtën e dy pjesëve të brirta, që vijnë zakonisht duke u ngushtuar në majë; qep. Ishte një specie e veçantë zogjsh me sqep të kthyer. Skifteri i kapi zogjtë me sqepin e tij të mprehtë. Fëmija duke luajtur i kapte nga sqepi zogjtë e vegjël të pulës. Shqiponja e çukiti me sqepin e fortë prenë dhe më pas e kapi me kthetra.
2. Cep, skaj. Në sqep të arës. Mos rri në sqep se do të biesh! Kontrolloi çdo sqep të shtëpisë.
3. Pjesë e skajit me majë a si trekëndësh e një rrobe, e një mbulese etj.; kind, skundill. Sqepat e shamisë ishin të qëndisur me fije argjendi. Sqepat e jorganit binin mbi dysheme.
4. Pjesë e dalë, e zgjatur e me majë e një vegle, e një pajisjeje. E goditi dërrasën me sqepin e çekanit. E goditën murin me sqepin e vinçit.
5. fig. tall. Goja e njeriut. Mbylle sqepin! S'e hap sqepin.
♦ E hapi sqepin (dikush) mospërf. mori guximin të kundërshtojë a të kërkojë diçka; nisi të ankohet; e hapi gojën; kund e mbylli sqepin. E ka sqepin *të gjatë (dikush) iron. E mbylli sqepin (dikush) mospërf. nuk flet më, s’ka guxim të flasë; s’ka ç’të thotë; e mbylli gojën; ra squkë tall.; kund. e hapi sqepin. E ngriti sqepin (dikush) kërkon më shumë nga sa i takon, ka pretendime; iu hap syri (dikujt).
✱Sin.: çok, cimb, çep, pëqi, lëfyt, majë, kamare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë