Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pëllëmbëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUKËL

BÚK/ËL,~LAI f. sh. ~LA, ~LAT zool. 1. (lat. Mustela nivalis; Mustela vulgaris) Kafshë e vogël mishngrënëse e familjes së kunadhes, me truphollë e të shkathët, me qimemurrme pak si të kuqërreme sipër e të bardhabark; nuselalë, bishtafurkë. Lëkurë bukle. doli përpara një bukël. Disa popuj adhurojnë buklën. Hajmalitë i këndova, / Buklat-o ç’i shitova. (folk.).
2. (lat. Stromateus fiatola) Pëllëmbëza e detit, bukla e detit.
Sin.: nuselalë, nusebukur, nusël, nusëz, bishtafurkë, bishtafurkabukur, e mira, banderrë, larakuqe, furrëbubëz.
U ka hyrë bukla. 1. U ka ardhur njeriuduhej dhe i ka kapur një e nga një në faj, ua ka zbuluar fajet. 2. Doli një shkak që të grinden e të përçahen; u ka hyrë gërnja. piftë bukla! mallk. vdeksh!

PËLLËMBËZ

PËLLË́MBËZ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Megalobrama terminalis, Brama brama) Kocëjetonujërat e Atlantikut, të Oqeanit Indian dhePaqësorit Jugor.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloj pëllëmbëzash: Pëllëmbëza e bardhë kocë e bardhë. Pëllëmbëza e bardhë pekineze (lat. Parabramis pekinensis) kocë e bardhë pekineze. Pëllëmbëza buzoçe (lat. Spondyliosoma cantharus, Megalobrama terminalis) kocë e Detit të Zi. Pëllëmbëza e detit (lat. Stromateus fiatola) kocë e detit Adriatik. Pëllëmbëza e zezë (lat. Megalobrama terminalis) kocë me ngjyrëerrët të luspave.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.