Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAJGÓSJ/E,~A f., bised. 1. Veprimi kur bajgos diçka (bagëtia e trashë) a kur bajgosem; përlyerje me bajga, fëlliqje.
2. Gjendja kur bajgoset diçka a kur bajgosem.
3. mjek. Të shkuarit bark, heqje barku, lëbarke, purthë.
4. fig., keq. Këputje, stërlodhje, rraskapitje.
✱Sin.: pëgërje, lëbarke, purthë, bizgë, laturisje, llangosje, lerosje, cërrlë, shkulë, zdërre.
DÁLË,~T (të) as. 1. Dalje. Të dalët e diellit. Në të dalë të qytetit.
2. Koha kur një periudhë e caktuar është në mbarim e sipër, fundi i një viti, i një stine, i një muaji etj. Në të dalë të dimrit (të marsit). Me (në) të dalë... kur po dilte, duke dalë. Është me (në) të dalë është gati duke dalë, po bëhet gati për të dalë. Prilli më të dalë, shati i dytë në arë. (fj. u.). Notari i mirë duket në të dalë. (fj. u.).
3. euf. Të dalët jashtë veprimi që bën njeriu a kafsha për të nxjerrë jashtë mbeturinat e panevojshme të ushqimit, jashtëqitje.
✱Sin.: dalje, derë, shteg, rrugëdalje, shtegdalje, kalim, shtegth, udhë, udhishtë, kapërcyell, shtrungë, trap, rre, rravë, rrugë, va, mbarim, fund, dalë, jashtëqitje, dhjerje, pëgërje, nevojë, mut, handrak, ndotje.
DEFEKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur defekoj; jashtëqitje. Defekim normal. Defekim në mënyrë të pavullnetshme.
✱Sin.: dhjerje, pëgërje, jashtëqitje, ndyrje, ndotje.
ZDËRRLÓSJ/E,~A f. Pëgërje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë