Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALOTROPÍ,~A f., fiz. Veçori e materies, e lëndës ose e elementeve të ndryshme për t’u shfaqur në forma krejtësisht të tjera. Alotropia e karbonit shfaqja e karbonit si grafit dhe si diamant. Karboni ka alotropi të lartë. Alotropia e oksigjenit shfaqja e oksigjenit si oksigjen i zakonshëm dhe si ozon.
AUTOHEMOTERAPÍ,~A f. sh. ~, ~TË mjek. Procedurë mjekësore që përfshin marrjen e gjakut të një individi nga venat e tij dhe më pas injektimin e tij në trupin e një pacienti tjetër në mënyrë intramuskulare për të stimuluar sistemin imunitar të organizmit, për të përmirësuar aftësitë e trupit dhe për të luftuar infeksionet ose sëmundjet. Metoda të autohemoterapisë. Trajtimi i alergjive stinore përmes autohemoterapisë. Autohemoterapia ozonike trajtimi i gjaku të pacientit me ozon para se të injektohet sërish.
TERAPÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mjek. Trajtim apo ndërhyrje që ka për qëllim shërimin ose lehtësimin e një sëmundjeje; trajtim mjekësor për të shëruar, kuruar a lehtësuar sëmundjen e një të sëmuri; trajtim terapeutik për të ndihmuar dhe përmirësuar shëndetin; pjesë e mjekësisë që merret me trajtimin e sëmundjeve pa kirurgji. Terapi me ultratinguj. Terapi me ozon. Terapi kundër dhembjeve kronike. Terapia fizike. Filloi terapinë. Terapi intensive.
2. psikol. Proces ndërhyrjeje profesionale për të përmirësuar gjendjen mendore, emocionale ose sjellore të një individi; psikoterapi. Terapi konjitive. Terapi familjare. Terapi në grup. Terapi e sjelljes.
TROPOSFERÍK,~E mb. Që ka të bëjë me troposferën, i troposferës. Ozon troposferik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë