Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUBULL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. 1. njëvet. Bubullin1. Bubullojnë qiejt. Vetëtin e bubullon.
2. edhe fig., edhe v. I. Lëshoj një zë a bëj një zhurmë të fortë, të zgjatur e të mbytur si bubullimë; gjëmon; oshtin. Bubullonin topat (mortajat). Fjalët e tij bubullonin. Bubulloi një lajm i zi. - Mos bubullo ashtu! Male dhe fusha bubullojnë. As kërcet, as bubullon. (fj. u.).
BULUR/ÓN vep. ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III 1. Vërret e zhgërryhet përtokë (për demin etj.); pëllet, bërlyket. Buluron demi.
2. Lëshon një zhurmë a krismë të fortë e të menjëhershme; buçet, uturin (për mjete e sende që bëjnë zhurmë ose që kumbojnë). Buluron gryka e malit. Bulurojnë valët e detit. Buluron autobusi. Buluroi topi. Buluronin minat.
✱Sin.: bulurin, bulurit, pëllet, byrytet, bytërin, buit, bërlyket, ulërin, buçet, uturin, ushton, oshtin, bubullon, kumbon, kërcet, shungullon, rrapëllon, rrapton.
BUMB/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III 1. Bumbëzon. Bumbojnë bimët në pranverë.
2. Del duke shpërthyer me vrull e me shumicë (uji, gjaku etj.); buron, gufon. Bumbojnë krojet. I bumbonte gjaku.
3. Gjëmon, bubullon; uturin, oshtin. Bumbon qielli. Bumbon deti.
✱Sin.: bumbëzon, shpërthen, buron, gufon, gjëmon, bubullon, uturin, oshtin.
BUÇ/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR jokal. 1. Thërras fort, bërtas me të madhe. Buçet nga zemërimi. Buçiste nga dhembjet. Flasin e buçasin.
2. vet. v. III Lëshon një zhurmë a krismë të fortë e të menjëhershme diçka; ushton me një tingull të lartë e të fuqishëm; gjëmon. Buçet pushka (topi, bomba, granata). Buçasin minat. Buçet traktori (makina). Buçet kambana. Buçet radioja. Buçasin sirenat. Buçet kënga. Buçet gërneta. Buçet deti (uji, rrëkeja). Buçet era. Atë ditë prilli, / Seç buçiste kënga, / Tundej manastiri. (folk.).
3. edhe fig. Jehon nga zërat e fuqishëm, ushton nga zhurma e madhe, kumbon. Buçet mali. Buçet shtëpia. Rrugët buçisnin nga njerëzit. Salla buçiti nga duartrokitjet. Sheshi buçiste e vlonte. Më buçasin veshët më ushtojnë veshët.
4. fig., vet. v. III Dëgjohet gjithandej, përhapet me jehonë të fuqishme, ushton. Kudo buçiste lajmi i fitores.
5. fig., vet. v. III Pëlcet, shpërthen me vrull e menjëherë; është në kulmin e vet, zien. Buçet lufta. Buçet hareja (gëzimi). Buçet fuqishëm.
6. vet. v. III Del nga shtrati, vërshon; fryhet, gufon, derdhet jashtë; del, buron me vrull. Buçet lumi (përroi). Buçet mushti i rrushit. Buçet qumështi në zjarr.
✱Sin.: ushton, oshtin, gjëmon, kërcet, rrapëllin, buluron, hungëron, jehon, rrapton, gumëzhin, mizëron, lëvrin, gëlon, vlon, luzmon, kumbon, uturin, zhurmon, zien, bubullon, vrungullon, shungullon, shpërthen, del, vërshon, fryhet, gufon, brufullon, pëlcet, shfryn, derdhet.
♦ I buçet *gjaku (dikujt). Më buçet *koka.
GJËM/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. v. III Ushton krisma e vetëtimës; bubullin. Gjëmon moti. Gjëmon për shi. Po gjëmon andej nga deti. Nuk gjëmon po s'vetëtiu (fj. u.).
2. vet. v. III Lëshon një zhurmë të fuqishme, të mbytur e të zgjatur; jehon nga tinguj a nga zëra të fuqishëm; ushton; uturin; buçet. Gjëmojnë malet. Gjëmon deti (vala). Gjëmon traktori. Gjëmon auditori nga duartrokitjet. Gjëmonte shtëpia nga gëzimi. Më gjëmojnë veshët më uturijnë veshët.
3. vet. v. III Dëgjohet gjithandej me fuqi; tingëllon e përhapet me forcë, ushton, buçet. Gjëmon muzika.
4. Flas ashpër me zë të lartë, bërtas. I gjëmoi djalit.
✱Sin.: oshtin, vëngon, bubullon, gjekëtin, bërtas.
SHUNGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Shkund me forcë, tundet me zhurmë të madhe; gjëmon, oshtin thellë. Shungullon shtëpia. Shungullojnë Alpet. Shungullonte vendi (toka, lumi, përroi). Shungullonin armët. Shungulloi motori. I shungullonin veshët.
2. jokal. Dridhem shumë. Shungullonte nga ethet (nga të ftohtët). I shungullojnë duart. I shungullonte trupi.
3. kal. Shkund me forcë, tund fort dikë a diçka, e bëj të dridhet. Shungulloj ullinjtë. - Mos më shungullo! Zëri i saj i fuqishëm e shungulloi dhomën. E shungulloi djalin (djepin).
✱Sin.: gjëmon, buçet, oshtin, ushton, vëngon, uturin, shkund, tund, vrundulloj.
SHUNGULLÚES,~E mb. Që gjëmon fuqishëm, që oshtin thellë, që bën të dridhen a të tunden sendet përreth. Ushtimë (bubullimë, buçimë, oshtimë) shungulluese. Buçima shungulluese.
✱Sin.: gjëmues, ushtues, tundës, vrundullues.
TRONDÍTSHËM ndajf. Në mënyrë tronditëse. Gjëmon (rënkon, oshtin) tronditshëm. Ngjarjet rrodhën tronditshëm.
UTURÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., vet. v. III 1. Nxjerr një zhurmë të mbytur, të zgjatur e të rëndë; lëshon një gjëmim të mbytur (nga lëkundje të fuqishme); ushton, rrapëllin, gjëmon. Uturin makina (traktori, aeroplani). Uturin deti (lumi). Uturin era (tufani, suferina). Uturijnë drurët (pyjet). Uturin toka (dheu). Uturijnë malet.
2. Ushton nga zëra a zhurma të ndryshme. Uturin qyteti. Uturijnë rrugët. Uturin salla. Më uturijnë veshët ndiej uturimë në veshë.
✱Sin.: ushton, dridhet, gjëmon, oshtin, rrapëllin, shungullon, gumëzhin, gumëzhit, buçet, buluron, bulurin, bulurit, vëngon, buis, grindet, fishkëllen, ulërin.
VRUNGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III Shungullon; gjëmon, oshtin. Vrungulloi qielli. Vrungulloi tërë pylli. Bubullonte e vrungullonte. Vrungullojnë grykat (malet). Vrungullon lumi (përroi).
2. Vrulloj, vërsulem. Turma vrungulloi drejt sheshit. Një qen vrungulloi drejt nesh. Luani vrungulloi mbi prehën e tij.
✱Sin.: vrundullon, buçet, vrullem, turrem, vërsulem.
VRUNGULLÚES,~E mb. Që shungullon, që oshtin, buçitës; vrullues. Krismë vrungulluese. Zhurmë (buçimë) vrungulluese. Bubullimë vrungulluese. Lumë vrungullues. Ndihet (vjen) një zhurmë vrungulluese. Turmë vrungulluese. Lëvizje vrungulluese.
✱Sin.: buçitës, kumbues, ushtues, gjëmues, jehues, tingëllues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë