Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRGATÍTUR (i, e) mb. Që ka fituar njohuritë, shprehitë dhe përvojën e duhur për të kryer një punë a veprimtari të caktuar; i mësuar; që ka bërë përgatitjen e duhur për një punë a detyrë të caktuar, që i ka marrë të gjitha masat e nevojshme. Specialistë të përgatitur. Mësues i përgatitur. Është shumë i përgatitur. Mjekë (veterinerë) të përgatitur.
✱Sin.: i formuar, i stërvitur, i brumosur, i kalitur, i arsimuar, i aftësuar, i rrahur, i gatshëm, i përpunuar, i prodhuar, i thellë, i rregulluar, i zbukuruar, i ormisur, i ushtruar, i mësuar, i edukuar, i sajuar, i parapërgatitur.
UJDÍSUR (i, e) mb. 1. Që është ujdisur, që është rregulluar a zbukuruar.
2. Që përshtaten njëri me tjetrin. Çift i ujdisur.
✱Sin.: i rregulluar, i ndrequr, i goditur, i zbukuruar, i pispillosur, i nisur, i ormisur, i stolisur.
ZBUKURÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë më i bukur me sende, stoli a mënyra të ndryshme; që është zbukuruar; i stolisur. Qytet i zbukuruar. Dhomë (sallë) e zbukuruar. Nuse e zbukuruar. Kapaku metalik i zbukuruar. Riprodhohet i zbukuruar artistikisht. Hark i zbukuruar me dy rozeta. Shirit i zbukuruar me gurë të çmuar. Jelek nusesh i zbukuruar me xhingla. Bredh i zbukuruar në mënyrë festive. N'ato oda t'zbukurueme, / Ka hy dhandri si azgan. (folk.).
2. Që është bërë me tërheqës, që është pasuruar me elemente më shprehëse, që është limuar e latuar; keq. tepër i stërholluar (për gjuhën, për stilin etj.). Gjuhë e zbukuruar. Poezi e zbukuruar. Ka stil të zbukuruar. Arti u bë më i rafinuar e më i zbukuruar.
3. fig. Që paraqitet në një pamje më të bukur nga ç'është, që zbukurohet qëllimisht për të fshehur të metat a gabimet që ka; i idealizuar. Gjendje e zbukuruar. Realitet i zbukuruar jashtë mase. E paraqiti të zbukuruar. Skena të zbukuruara. Ishte thjesht një mashtrim i zbukuruar.
✱Sin.: i stolisur, i hijeshuar, i lulëzuar, i rregulluar, i ndrequr, i nisur, i ujdisur, i goditur, i pispillosur, i ormisur, i teletisur, i bojatisur, i qëndisur, i idealizuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë