Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BUBËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised. 1. vetv. Pispillosem, ujdisem, ormisem.
2. pës. e BUBËZÓJ.
BURBÚQ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Lëshon a nxjerr burbuqe; mugullon. U burbuq hardhia (molla).
2. fig. Çelem e zbukurohem. Burbuqet vajza (nusja).
✱Sin.: burbunjoset, mugullon, bulëzon, buçkon, çel, bumbëzon, gonxhon, sython, sumbullon, lulon, çelem, zbukurohem, stolisem, hijeshohem, goditem, ujdisem, ormisem.
►PËRGATÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Marr masat paraprake që duhen për të nisur një punë; pajisem me mjetet e veglat e nevojshme për të bërë diçka; gjej a bëj gati gjithë sa duhet për diçka, arrij në një gjendje kur mund ta nis e ta kryej diçka. Përgatitem për punë (për udhëtim, për të shkuar me pushime). Përgatitën për eksperimentime të reja. Përgatitemi për festat e mëdha. Përgatitemi për stinën e dimrit. U përgatitën për dasmë.
2. vetv. Marr njohuritë e shprehitë e nevojshme për të kryer një punë, mësoj; bëhem i aftë për diçka duke u stërvitur rregullisht. Përgatitemi për të mbrojtur tezën shkencore. Po përgatiten për provime. Përgatitën për ndeshjen (për garën) e ardhshme. Përgatiten për mësues (për infermierë).
3. vetv. E përgatit veten për diçka të panjohur, të papritur a të keqe, që të jem në gjendje ta duroj, që ajo të mos më vijë si e papritur. U përgatitën shpirtërisht. Ishte përgatitur për më të keqen.
4. vetv. Kam ndër mend a jam gati të bëj diçka, matem, po mendoj, shkoj drejt një vendimi. Po përgatitesha t’ia thosha vetë. Përgatitesha të dilja, kur më erdhi ai. Përgatitej ta vazhdonte jashtë vendit shkollën. Po përgatitej për të fjetur.
5. pës. e PËRGATÍT. Përgatitet për shtyp.
✱Sin.: gatitem, gatem, ormisem, hazërohem, mësohem, formohem, matem, brumosem, brumohem, arsimohem, edukohem, ushtrohem, zbukurohem, nisem, kalitem, stërvitem, parapërgatitem, pajisem, aftësohem.
►UJDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vishem e rregullohem sa më mirë për t'u dukur më i hijshëm, stolisem. Ujdiset bukur. U ujdis për nuse. Ujdiset e stoliset.
2. fig., vetv. Merrem vesh me dikë, jam në një mendje me të; pajtohem në mendime, mënjanoj çdo mosmarrëveshje; bie në ujdi. U ujdisën bashkë.
3. vetv. Shëndoshem e zbukurohem, rregullohem e bëhem si dukem; kund. prishem. Sa qenka ujdisur!
4. fig., vetv. E marr veten mirë nga gjendja; rregullohem. Jemi ujdisur mirë.
5. pës. e UJDÍS1-4.
✱Sin.: rregullohem, zbukurohem, ndreqem, nisem, ormisem, pispillosem, kuptohem, pajtohem, miqësohem, përshtatem, pajtohem.
►VENDÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shkoj për të banuar, për të jetuar e për të punuar diku, zë vend diku. U vendos në Tiranë. Dolën në pension e u vendosën në fshatin nga kishin ardhur.
2. kr. thj., vet. v. III U zgjidh një çështje a përfundoi një punë, mbaroi. U vendos ajo gjë. U vendos në punë.
3. pës. e VENDÓS.
✱Sin.: vendohem, ngulem, ngulitem, radhitem, vihem, rendohem, zatetem, shpërngulem, ormisem.
►ZBUKUR/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i bukur a më i bukur nga ç'jam, më shtohet bukuria; zbukuroj veten me sende, stoli etj., stolisem; kund. shëmtohem. Zbukurohej vazhdimisht. - Sa është zbukuruar! Rritet e zbukurohet. Mbeti duke u zbukuruar. Ishte zbukuruar shumë thjesht. - Hajde, moj Dudie, / Po të pres te vija. / - Pa u zbukuru mirë, o djal-o, / S'më len nanë Hajria. (folk.). Hekuri, sa punohet, aq zbukurohet. (fj. u.). Duaje bukurinë, por mos u zbukuro kot. (fj. u.).
2. pës. e ZBUKURÓJ. U zbukurua qyteti (fshati) nga ndërtimet e reja. Sheshet zbukurohen e hijeshohen.
✱Sin.: stolisem, hijeshohem, rregullohem, ndreqem, ormisem, nisem, goditem, lezetohem, lyhem, pispillosem, ujdisem, cingëlohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë