Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INSTRUMENTALIZÚAR (i, e) mb. 1. muz. I orkestruar.
2. fig. I keqpërdorur, i përdorur, i shfrytëzuar. Gazetari e instrumentalizuar.
ORKESTRÓ/J vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. muz., kal. E përpunoj dhe e përgatit një pjesë muzikore që të luhet nga një orkestër. Orkestoj këngën. Orkestroi një vepër për violinë dhe piano. Kompozitori orkestroi simfoninë me ndjeshmëri dhe përpikmëri.
2. fig., Organizoj, drejtoj, planifikoj në mënyrë të kujdesshme e të koordinuar diçka. Kishin orkestruar këtë veprim për t’i hequr qafe. Është në gjendje të orkestrojë lojën e ekipit nga qendra e fushës.
ORKESTRÚAR (i, e) mb. 1. muz. Që është orkestruar. Muzikë e orkestruar. Këngë popullore të kënduara e të orkestruara prej tij.
2. fig. I organizuar, i drejtuar, i planifikuar në mënyrë të kujdesshme e të koordinuar, shpesh duke nënkuptuar prapaskenë ose manipulim. Akt i orkestruar. Atentat i orkestruar. Kryengritje e orkestruar. Një ngjarje e manipuluar dhe e orkestruar nga autoritetet. Dukej si sulm i orkestruar politikisht.
PAORKESTRÚAR (i, e) mb. Që nuk është i orkestruar; që nuk është orkestruar; kund. i orkestruar. Kishte në duar partiturat e këngëve të paorkestruara.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë