Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INSTRUMENTALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. muz. Orkestroj.
2. Pajis me instrumente për të bërë matje, regjistrim të dhënash etj.
3. fig. E përdor a e shfrytëzoj dikë a diçka si mjet a si instrument për të arritur një qëllim të caktuar. E instrumentalizoi tragjedinë e saj familjare. Përpjekje për të instrumentalizuar sistemin e drejtësisë. Ka si synim të instrumentalizojë për qëllime politike një aksion të rendit publik.
ORKESTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. muz. Veprimi kur orkestroj; përpunimi dhe përgatitja e një pjese muzikore që të luhet nga një orkestër. Muzika dhe orkestrimi i këngës. U mor disa javë me orkestrimin e simfonisë së re. Ishte orkestrim i një kompozitori të njohur.
2. fig. Organizimi dhe drejtimi i një veprimtarie ose situate në mënyrë të kujdesshme dhe të planifikuar. Orkestrimi i fushatës elektorale. Orkestrim për të shmangur vëmendjen nga skandali.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë