Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁLLM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Helianthus tuberosus) Bimë barishtore shumëvjeçare si luledielli, me rrënjë zhardhokore të ngrënshme; molla e dheut, dardha e dheut, dardha e tokës. Allme e butë (egër). Allme e bardhë (kuqe). Allme sheqeri. Allme e pjekur (zier). Ha allmenë e gjallë. Kokë allmeje. Lëng allmeje. Bërsi allmeje. Mbjell allmenë.
✱Sin.: panxhar, rrepë, arashkë, oreshkë.
ANGJINÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Cynara scolymus) Bimë barishtore shumëvjeçare e viseve të ngrohta, me gjethe të mëdha të prera thellë, që njihet për sythat e saj të ngrënshëm, që mbillet për lulet si kokë me fletë të tulta, të cilat përdoren si ushqim dhe për të përgatitur pije, barna mjekimi etj.; lulja e paçelur e kësaj bime; artiçoka pa gjemba. Kokë angjinareje. Sallatë me angjinare. Angjinare kopshti.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje angjinaresh: Angjinarja e egër (lat. Cynara cardunculus) koçani i egër. Angjinarja pa gjemba (lat. Cynara scolymus mutica) angjinare me sytha më të vegjël dhe më të ngjeshur se angjinarja e zakonshme, që përdoret në gatime, në mjekësi. Angjinarja e Jerusalemit (lat. Helianthus Tuberosus) bimë me kërcell si të lules së diellit, me rrënjë shumë të zhvilluar e me zhardhokë, të cilët hahen ose përdoren si ushqim për bagëtinë; molla e dheut, lulja e dhëndrit, lulja e gomarit, lulja e kalasë, sekulli i egër. Angjinarja kineze (lat. Stachys affinis, S. tuberifera) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të drejtë leshator dhe e lartë 30-60 cm, me gjethe të gjelbra e të ashpra, në trajtë zemre, me lule dygjinore ngjyrëvjollcë në trajtë zileje me pesë lobe; artiçokja kineze.
✱Sin.: artiçok, engjinare, angjinidhe, hinardh, skallier, allme, luleverdhë, oreshkë, orashkë, arashkë, rrepë, sekullë, shallagonë.
MOLLËDHÉU f., bot. (lat. Heliantus tuberosus) 1. Bimë shumëvjeçare me kërcell dhe lule të ngjashme me lulen e diellit, që i ka rrënjët në formë zhardhoku të ngjashme me pataten, kokrrat e së cilës kanë shije të mirë dhe mund të hahen të papjekura a të paziera (njihet ndryshe edhe si patatja e egër), por mund të përdoren edhe si ushqim për bagëtinë. Ai do të të sjellë qershi, mollëdheu, lajthi.
2. Kokrrat e ngrënshme të kësaj bime, patate e egër. Bëj sallatë me mollëdheu.
✱Sin.: topinambur, oreshkë, shallagonë, sekull.
SÉKU/LL,~LLII m. sh. ~J, ~JT bot. (lat. Helianthus tuberosus) Bimë barishtore rreth dy metra e lartë, me gjethe të grathëta, me lule që i ngjajnë lulediellit dhe me rrënjë si të patates që përdoren për ushqim.
✱Sin.: allme, luleverdhë, oreshkë, rrepë, shallagonë.
SHALLAGÓN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Helianthus tuberosus) Bimë barishtore shumëvjeçare, e ngjashme me lulediellin, me lule të verdha dhe me kërcell që shkon deri dy m lartësi, me rrënjë shumë të zhvilluara në formë zhardhoku; molla e dheut, angjinarja e Jerusalemit, patate e egër, lule dhëndri, lule kala. Kishte nisur të gatuante edhe shallagonat. Shallagona është e shëndetshme. Shallagona rritet në shumë qytete të Shqipërisë.
✱Sin.: allmja, luleverdha, oreshkë, rrepë, sekull.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë