Fjalori

Rezultate në përkufizime për “oratori”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GOJËTARI

GOJËTARÍ,~A f. folurit bukur e rrjedhshëm; arti i të folurit bukur, oratori. Arti i gojëtarisë.

ORATOR

ORATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Gojëtar. Demosteni i cili ishte oratori më i madh grek. Oratorët e shekullitkatërt. E vlerësuan dhe shumë oratorë elitarë. Mjaft tubime, me oratorë e simpatizantë. Një orator i mirë nuk flet vetëm me fjalë, por edhe me qëndrim e gjest.

ORATORI

ORATORÍ,~A f., libr. Gojëtari. Parimet e oratorisë klasike. Ata nuk kanë oratori, por kanë sinqeritet. Performanca dhe oratoria e tij. Kërkesa oratorisë moderne.

RETORIKË

RETORÍK/Ë,~A f., libr. 1. Tërësi rregullash e parimeshpërbëjnë artin e të folurit bukur e në mënyrë bindëse dhe sidomos për të ndikuar te njerëzit me anëfjalës; mjeshtëria e gojëtarisë. Rregullat (parimet) e retorikës. Libri i retorikës. Studimi i retorikës.
2. fig., keq. Përdorimi në të shkruar a në të folur i një stilifryrë me fjalë e shprehjemëdha e të bukura, me figuratepruara, por pa përmbajtjethellë, retorizëm. Fjalim politik plot me retorikë nacionaliste.
Sin.: gojëtari, oratori, emfazë, patos, pompozitet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.