Fjalori

Rezultate në përkufizime për “orar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGJENDË

AGJÉND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dokument ose listë e renditditës, që përmban çështje, tema ose veprimtari që do të diskutohen ose do të trajtohen gjatë një takimi, një konference ose një veprimtarie; planifikim ose organizim për ecurinë e një dite, një takimi, një mbledhjeje, një konference ose veprimtarie; plan veprimi, rend dite. Përcaktimi i agjendës. Agjenda e takimit. Agjenda e seminarit. Agjenda e simpoziumit. Diskutimi sipas agjendës. Përmbaju agjendës!
Sin.: plan, program, kalendar, planifikues, orar, rend.

DEZHURN

DEZHÚRN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shërbim i caktuarpunë, ku dikush ose një grup punonjësish ndjekin një orarveçantë për të siguruar që një vend pune ose një shërbimvazhdojë pa ndëprerje, veçanërisht gjatë natës a në orët e vonaditës. Dezhurni ditor (javor). Dezhurn 24-orësh. Kam dezhurnin.
2. Punonjës i caktuar për të mbikëqyrur një vend ose një situatëveçantë për një periudhë kohorecaktuar; punonjësi i radhësshërbim roje etj. Dezhurnshkollë. Dezhurni i natës.

FILLIMTARE

FILLIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Fillestare. Fillimtaretpunë u paraqitënorar.

NGRËNË

NGRË́NË,~T (të) as. Ngrënie; e ngrëna. Është e shijshme në të ngrënë. E ka të ngrënët me zor. I hiqte vetëmngrënët. Të ngrënët pa orar.

NISEM

NÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Marr rrugën për të shkuar diku, largohem nga një vend; kund. arrij, kthehem. U nis nga shtëpia. U nis për udhëtim (për rrugë). U nisën për kurbet. U nis për në shkollë. Nisem me vrap (ngadalë). Nisem me këmbë (me makinë, me tren). Si u nis, ashtu u bitis (u gris). keq. si filloi keq një punë ashtu edhe përfundoi. Ku u nis e ku u degdis! ndryshe filloi e krejt ndryshe mbaroi, ku filloi e ku mbaroi!
2. vet. v. III Vihetlëvizje dhe fillon udhëtimin (një mjet transporti). U nis treni (autobusi, vapori). Niset herët (vonë). Nuk niset gjithmonëorar avioni. Nuk niset bosh (pa mallra, pa udhëtarë).
3. Stolisem e zbukurohem. U nis nuse. U nis e u stolis.
4. fig. Mbështetem diku për të vepruar a për të gjykuar, marr si mbështetje, kam si pikënisje. Nisemi nga parimedrejta. Nuk niset nga interesi vetjak. Nisem nga eksperienca personale.
Sin.: iki, shkoj, largohem, stolisem, mbështetem, bazohem.

ORAR

ORÁ/R,~I m. sh. ~E, ~ET Orët e caktuara për kryerjen e punës a të një veprimtariezyrë, në një institucion etj.; pasqyrë ku shënohet koha e caktuar, vendi dhe radha e veprimeve. Orari zyrtar (shtetëror). Orar unik kohë e punës që nuk ndërpritet nga pushimi i drekës. Orari i mësimit (i studimit). Orari i autobusëve (i trenave). Me orarzgjatur. Në mbarimorarit. Ha (fle) me orar. Me orar e pa orar në çdo kohë. Shkon gjithnjëorar. Mbaroi orari.

ORË

OR/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njësi koheështë e barabartë me një të njëzetekatërtën pjesëditës e të natës dhe që ka gjashtëdhjetë minuta. Një gjysmë (një çerek) orë. Dita ka dymbëdhjetë orë. Punoj tetë orë. E bëri rrugën për gjashtë orë. Fluturon me shpejtësi tetëqind kilometra në orë. U mbush një orë. Erdhi pas dy orësh. U vonua një orë e gjysmë. Kaluan tri orë. Paguhet me orë. Kush ka një orë kohë, nuk vdes i varur. (fj.u.).
2. Kohë prej dyzetepesë ose gjashtëdhjetë minutash, gjatëcilës bëjmë diçka, pushojmë etj.; kohë e tillëpërdoret për një mësim dheshërben si njësi për të caktuar ngarkesën mësimoremësimdhënësit. Orë mësimore (ora e mësimit). Orë akademike kohë prej rreth pesëdhjetë minutash. Ora e gjuhës (e letërsisë, e historisë, e fizikës). Orë pushimi (çlodhjeje). Filloi ora e dytë. Mbaroi ora. Kemi një orë bosh (bised.). Ka shumë orë (një mësues). Jep gjashtë orë në javë.
3. astr. Njësi kohe, që përcaktohet për të llogaritur lëvizjen sipas rrotullimitTokës ose të një trupi tjetër qiellor. Orë diellore. Orë hënore. Orë astronomike kohë e përpiktë, që përcaktohet me vrojtimeveçanta, duke marrë si bazë meridianin e Grinuiçit. Ora zyrtare (ligjore) oramiratohet me ligj në një vend. Ora lokale orapërcaktohet duke matur kohën e një vendi. Ora galaktike kohë e barabartë me 9,1 vjetTokës.
4. Kohë e caktuar me numër sipas ndarjesditës a të natësdymbëdhjetë pjesë ose të ditës e të natësbashkunjëzet e katër pjesë; kohë e caktuar si cak. Sa është ora? Erdhiorën tetë. Në orën shtatëmëngjesit. Në orën dymbëdhjetënatës (në orën njëzet e katër). Në orën katër pasdite (në orën gjashtëmbëdhjetë). Në ç’orë do të shihemi? Në ç’orë fillon puna? U ngrit me dy orë natë.
5. Kohë e papërcaktuar me përpikëri, zakonisht e shkurtër, gjatëcilës ngjet diçka, kryhet një veprim etj., çast, kohë. Orë për (me) orë nga një çasttjetrin; shumë shpejt, fareshpejti. orët e paraditës (në orët e mëngjesit). Orë pas ore kohë pas kohe, herë pas here. Erdhiorët e vona. Kaluam disa orë të këndshme. Iu gjendorët më të vështira. Kishte ardhur ora e shpagimit. S’i ka ardhur ora kësaj pune. Erdhi ora e madhe. Rrinte me orë të tëra rrinte një kohë mjaftgjatë. Në atë orë erdhi edhe ai në atë çast erdhi edhe ai. I erdhi ora e fundit (ora e vdekjes) i erdhi çasti i fundit, është para vdekjes. E prisnin nga një orë në tjetrën. Ç’sjell (ç’bie) ora, s’e sjell (s’e bie) moti (viti). (fj. u.). Ç’sjell minuta s’e sjell ora (s’e sjell moti). (fj. u.). Ora punon, njeriu vrapon. (fj. u.).
6. bised. Kohë e caktuar posaçërisht për diçka; orari. Ora e pritjes. Ora e nisjes (e arritjes). Ora e pagesave.
7. Vegël e posaçme me një fushëndarëdymbëdhjetë pjesë dhe me akrepa, që punon me kurdisje, me rrymë elektrike etj. dheshërben për të matur kohën. Orë e madhe. Orë elektrike. Orë e artë (floriri). Orë dore (xhepi, muri, tryeze). Ora e qytetit. Orë me zile. Akrepat e orës. Fusha e orët. Zinxhiri (rripi) i orës. Kurdis (ngreh) orën. Më mbeti (më ngeli) ora. Ra ora (zilja e orës).
Sin.: sahat, çast, kohë, orar, orëmatës, orishtër.
M’u ora (sahati) *mot. Ra ora (sahati) (për diçka) u dha shenja e fillimitdiçkaje; erdhi koha për diçka. I bie ora (sahati) shtatë (dymbëdhjetë, tetë) (dikujt). 1. Nuk mërzitet fare; nuk shqetësohet për asgjë, nuk bëhet merak fare. 2. Qëndron gjithnjëmendimin e vet, s’luan nga e vetja. (Është) ora me dorë (ora me një) (diçka). 1. Shfaqet shpejt e mirë. 2. shih (është) dorë me një (diçka). Orë e çast (e minutë) vazhdimisht, gjithnjë, pa ndërprerje; duke u përsëritur shumë dendur; herë pas here dhe shpesh. I orësfundit libr. është dhënëkohën më të afërt, që sapo është dhënë nga dikush (për një lajm a njoftim). Orë e pa kohë herë pas here; në kohëpapërshtatshme; kur t’i teket dikujt; kohë e pa kohë. I orësparë (i orëvepara) i fillimitdiçkaje, që ka qenëballë, që ka marrë pjesë që në fillim në një veprimtari; i flaktë. Një orë (një sahat) e më parë sa më shpejt; në një kohë sa më të afërt. Ia preu orën (dikujt) e vrau; e vdiq; ia shkurtoi jetën. I vë *akrepat sipas orës (së dikujt) keq. I erdhi ora (sahati) (dikujt a diçkaje) është gati në të vdekur dikush, iu sos jeta; po merr fund diçka, po prishet a po shkatërrohet. Nuk e zë ora (sahati) (dikë a diçka) ështëmbarim e sipër, merr fundshpejti; do të vdesë shumë shpejt dikush; do të niset, do të largohetshpejti.

PRECIZ
PREMTE

PRÉMT/E,~JA (e) f. Dita e pestë e javës, që vjen pas së enjtes. E premtja e Zezë (e Madhe) etnogr., fet. dita kur është varrosur Krishti. E premtja ka orarreduktuar pune.

PUNOHET

►PUN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. pës. e PUNÓJ. Zakonisht punohet ngagjithë në çdo ditëjavës. Arat punoheshin në funddimrit e para se të fillonte pranvera. U punua për shumë kohë me orar e pa orar. Do të punohen një për një të gjitha aktet nënligjore. Hekuri, sa punohet, aq zbukurohet. (fj. u.).
2. përd. njëvet. Sipas kuptimeve 1-14 të foljes PUNÓJ. S’i punohej. Kështu nuk mundpunohet. Atje punohej shkel e shko. Shkolla është vendi ku mësohet dhe punohet. Duhet punuar koka, që të japë toka.

PUNOJ

PUN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Bëj një punëcaktuar duke përdorur forcën e krahut e të mendjes dhe vegla e mjete pune për të prodhuar diçka, për të ndërtuar, për të krijuar etj. Punonuzinë (në fabrikë, në kombinat, në arë, në fushë). Punonarsim (në ndërtim, në bujqësi). Punon edhe jashtë orarit (me orarzgjatur). Punonte si kalë. Punon mirë (pastër). Punonte shkel e shko. Kemi punuar bashkë. Kush s’punon, dheut i rëndon. (fj. u.). Kush nuk punon, nuk ha. (fj. u.). Punove, gëzove. (fj. u.). Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndritohet me të mësuar. (fj. u.). Do punuar koka, që të japë toka. (fj. u.). Hekuri punon, shakulli gjëmon. (fj. u.).
2. jokal. Ushtroj një mjeshtëri a profesioncaktuar; jam në një punë a në një detyrëcaktuar. Punon si marangoz (si traktorist, si minator, si murator, si shofer, si mësues, si agronom, si llogaritar).
3. jokal. Zhvilloj një veprimtari a kryej një veprim me vetëdije, sillem a veproj në një mënyrëcaktuar; përpiqem për të mirën e dikujt a të diçkaje. Punon me mendkokë. Punon haptazi (fshehurazi). Ka punuar nën rrogoz (pas shpine).
4. jokal., vet. v. III Zhvillon punën a veprimtarinë e vet, është i hapur dhe kryen shërbime (për një ndërmarrje, institucion, dyqan etj.); funksionon. Dogana ka punuar rregullisht. Biblioteka punon tërë ditën. Libraria punon vetëm paradite.
5. jokal., vet. v. III Ështëgjendje pune, nuk është i prishur (për një makinë a një mekanizëm); funksionon, shkon. Makina (motori, ora) punonrregull.
6. jokal., vet. v. III Kryen punën e vet, është i aftë për punë (për një organ a gjymtyrëtrupit); funksionon. I punon zemra. S’i punojnë sytë (mirë) nuk sheh mirë. S’i punondora nuk është më i zoti për punë. Nuk i punoninkëmbët nuk ecte dot më. Sa të më punojë këmba e dora. I punon mendja për shumë gjëra i vete mendja për shumë gjëra. I punon fantazia atij.
7. jokal. Bëj punë edukuese, sqaruese etj. me dikë për ta bindur e për ta ngritur nga ana arsimore, kulturore etj. Punon me pionierët (me fëmijët, me rininë).
8. jokal., vet. v. III (kryes. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) vete mbarë, më ecën; vepron. I punoi fati (zari). S’na punoi koha (moti) sivjet. Koha punon për ne.
9. jokal., vet. v. III Mbledh qelb, nuk është mbyllur ende (për një plagë). I punonte plaga.
10. bised., jokal., vet. v. III Ka vlerë, ka rëndësi; është i dobishëm, i nevojshëm a i domosdoshëm; të mbaron punë, hynpunë. Sot punon shkolla (kualifikimi, specializimi).
11. jokal., vet. v. III Shkon e vjen, kalon; përdoret, vihetpërdorim. Atje punojnë kafshët. Në atë rrugë punon treni. Këtej punojnë makinat çdo ditë. Ajo rrugë nuk punon më.
12. bised., jokal. Kam lidhje ose marrëdhënie me dikë a me diçka, marr e jap me të; lidhem. Elbasani punonte me Durrësin. Ne punonimshumë me Tiranën.
13. kal. Lëroj, rrëmih (për tokën). E punuan arën (tokën) me traktor. Ia punonin tokat argatët. Toka i përket atij që e punon.
14. kal. Përpunoj një lëndëparë dhe nxjerr prodhimendryshme; e përpunoj diçka për t’ia përmirësuar cilësinë ose për ta bërëgatshme për t’u përdorur. Punon lëkurën (drurin, baltën, hekurin). Punon pemët (ullinjtë, qumështin).
15. kal. Bëj a prodhoj diçka. Punon voza (arka). Punon çorape (triko). Punonin qymyr. Punonte djathë (gjalpë).
16. bised., kal. E vë në lëvizje a në veprim diçka, e përdor, e luaj. Ai punonte rremat (lopatat). E punonte shpatën me lehtësi. S’e punonte dot makinën.
17. fig., kal. Zbërthej e shpjegoj një fjalim, një temë, një artikull a diçka tjetër dhe nxjerr përfundime e detyra. Punoi me nxënësit një temë mbi drogën (mbi alkoolin).
18. kal. E ngre diçka në një shkallë më të lartë, e përmirësoj, e përsos, e përpunoj. Punoi gjuhën (stilin). Punon shijen muzikore.
19. bised., kal. Merrem rregullisht me një punë a me një veprimtaricaktuar; ushtroj. Punon bujqësinë. Punonte mërgimin. Punonte zanatin e vet.
20. bised., kal. E përdor për të kaluar në të, e rrah (një rrugë); jap e marr kryesisht për punë tregtie me një vend. Nuk e punonim më atë udhë. Ai punonte rrugën e Vlorës. Ata punojnë Prishtinën (Tetovën, Ulqinin)).
21. fig., bised., kal. I bëj dikujt një të keqe; e mashtroj dikë, ia hedh; bëj diçkakeqe. I punoizezën (qindin). I punoi një rreng (një hile). Ia punoi mirë. Harrove ç’na punoi? Ia punoi prapa krahëve. Të punon atë që s’ta pret mendja!
Sin.: funksionoj, shkoj, eci, vete, përdor, lëvroj lëroj, përpunoj, bëj, ushtroj, rrah, hedh, veproj, kryej, rreh, regëtin, edukoj, sqaroj, mbledh, qelbëzon, kaloj, lidh, thur, këpus, rrëmih, prodhoj, lëviz, luaj, zbërthej, shpjegoj, përsos, mashtroj.
Punon nën *dhe (dikush) keq. I punon *goja (dikujt). Punon prapa *gardhit (dikush). Punon nën *gunë (dikush). Nuk më punojnë (nuk më bëjnë) *gjunjët. I punon *koka (dikujt). Punon prapa *krahëve (dikush). Ia punoi prapa *krahëve (dikujt). S’i punon një *kuti (dikujt) tall. I punon *mendja (dikujt). I punoi *qindin (dikujt). I punoi (i luajti) një *rreng (dikujt). Punon nën *rrogoz (dikush) keq. Punon prapa *skenës (dikush) libr. keq. Punon *sot e ha sot (dikush). Ia punoi pas *shpine (dikujt). I punon *truri (dikujt). punon *zemra (për dikë a për diçka).

REDUKTUAR

REDUKTÚAR (i, e) mb. I ulur, i zvogëluar, i pakësuar, i thjeshtuar. Orar i reduktuar. Pension i reduktuar pensionjepet për të gjithësiguruarit deri tre vjet para mbushjes së moshësdaljespension.

SHAPAKOTUR

SHAPAKÓTUR (i, e) mb. 1. Që ka sjellje prej budallai, torollaku; që është shapakotur; i trullosur, i shushatur. Mori një pamjeshapakotur, sa filluam edhe ne të tallemi. I shapakotur nga trutë.
2.është si i hutuar; i matufosur. Shkonte andej-këndej si i shapakotur. Grua krejt e shapakotur. Plak i shapakotur.
3. si em. ~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i trashë nga mendja, që është bërë matuf, shapakot. I shapakoturi vështirë se do të mbërrinteorar. Sillej andej edhe i shapakoturi.
3. si em. ~A f. sh. ~A, ~AT Ajoështë e trashë nga mendja, që është bërë matufe, shapakote. Ia kishte marrë mendtë një e shapakotur.
Sin.: i trullosur, i shushatur, i hutuar, i matufosur, i shastisur, i rrjedhur, i ronitur, shapakot.

SHKURTUAR
TËPAME

TËPÁM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET entogr. 1. Ditë kur një shtëpi pret ngushëllime për një të afërm dhe kryen rite me këtë rast si, hapjen e teshave të të ndjerit etj., e pame. Çeli tëpamen për të bijën (të birin).
2. Vizitë te dikush për ta ngushëlluar; vaki. Ka shkuar në një tëpame.
3. Vizitë, orar te mjeku; takim me mjekun; kontroll mjekësor. Kur e ke lënë tëpamen te dentisti?
Sin.: vizitë, vaki, orar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.