Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ORÁKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT hist. 1. Tempull i lashtësisë, ku priftërinjtë paganë parathonin diçka në emër të hyjnive ose parashikonin të ardhmen; hyjnia që paralajmëronte diçka ose parashikonte të ardhmen. Orakulli i Dodonës (i Delfit). Dërguan një lajmëtar në orakullin e Apollonit.
2. fig., libr. Ai që i paraqit fjalët, mendimet e parashikimet e veta si të vërteta të pakundërshtueshme. Në rolin e orakullit. Përgjigjja e orakullit.
►PROFETIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PROFETIZÓJ. Ashtu siç ishte profetizuar nga Orakulli.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë