Fjalori

Rezultate në përkufizime për “orëvdekur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ORËSHUAR

ORËSHÚAR mb., bised. 1. I mjerë, fatkeq, orëvdekur; si mallk. që iu shoftë ora; kund. orëbardhë. Thonë se është shtëpi orëshuar, s’ka më gëzim brenda saj.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Na prishi punë orëshuari.

SHKRONJËZEZË

SHKRONJËZÉ/ZË,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që e ka fatin e zi; kund. shkronjëbardhë. Ah, moj shkronjëzeza ti!

Sin.: fatizezë, fatkeqe, fatmjerë, ditëzezë, derëzezë, orëzezë, orëvdekur.

SHKRONJËZI

SHKRONJË/ZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që e ka fatin e zi; kund. shkronjëbardhë. Ai shkronjëzi jetonte vetëm.

Sin.: fatzi, fatkeq, fatmjerë, ditëzi, derëzi, orëzi, orëvdekur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.