Fjalori

Rezultate në përkufizime për “orëmirë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FATMADH
NUSKË

NÚSK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Një copë letër e mbledhur zakonisht si trekëndësh, e mbushur me fjalëshkruara nga një fetar, të cilën e mbajnëtrup njerëzit ose ua varin fëmijëve, duke besuar se kanë fuqi për t’i mbrojtur nga një sëmundje, ngakëqijat, ose nga syri i keq; hajmalimbahettrup për mbarësi, orëmirë. Nuskat e hoxhallarëve.
2. bised. Thelë ëmbëlsiretrajtë trekëndëshi ose rombi. Nuskat e bakllavasë (e revanisë).
Sin.: dua, hajmali, orëmirë, yshtje, thelë.

ORËBARDHË

ORËBÁRDHË mb., bised. 1. Fatbardhë; kund. fatzi. Njeri orëbardhë. Ju kujtua përfytyrimi i atij përmetari orëbardhë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.
si em. f., mit. Ora e bardhë. Ta ndihmoftë Orëbardha! (ur.).
Sin.: orëçuet, orëmirë, orëmadh.

ORËHARRUAR

ORËHARRÚAR mb., bised. Që e ka harruar ora; i braktisur nga fati; i pafat; kund. orëmirë. E gjeti vdekja si njeri orëharruar, në mes të dimrit.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Nuk është fajtor, është veç një orëharruar i jetës.

ORËKEQ

ORËKÉQ,~E mb., bised. 1. Që ka orë të keqe, që sjell fat të keq; fatkeq; kund. orëmirë. Një ditë orëkeqe ia mori djalin në mes të lumit.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Ky orëkeqi e pati jetën veç halle e mjerim.

ORËLIG

ORËLÍG,~Ë mb., bised. Që ka orë të ligë, që e ndjek ora e keqe; kund. orëmirë. Ishte gjetur përbriçastin orëlig. Me sa dukej, ai ishte njeri orëlig.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Nëna kishte larë këmishën që orëligu e kishteveshur atë ditë. Cilët ishin ata orëligj, që prisnin vdekjen atje, ende s’po merrej vesh.

ORËMIRË

ORËMÍRË mb., bised.; Fatmirë; që besohet se të sjell fat; kund. orëkeq. Shpend orëmirë. Shenjë orëmirë. U lindditë orëmirë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. E pagëzuan si orëmira e shtëpisë, që çdo hap t’i bëhej dritë.

ORËNDALUR

ORËNDÁLUR mb., bised. Orëlidhur, që i është ndërprerë fati, që s’ka mbarësi; i pafat, kund. orëmirë. Si njeri orëndalur, s’ia pa hajrin asnjë pune.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

ORËNEMUR

ORËNÉMUR mb., bised. Që i është mallkuar ora ose fati; i paorë; kund. orëmadh, orëmirë. Njeri orënemur. Fati i saj orënemur nuk e la të gëzonte asnjë ditë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Erdhi dhe ky orënemuri.

ORËPRAPË

ORËPRÁPË mb., bised. 1. I pafat, fatkeq, i mjerë; kund. orëmadh, orëmirë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit.

ORËSHARË
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.