Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FATBÁRDHË mb. 1. Që ka shumë fat, që ka fat të bardhë; fatlumtur (për njerëzit); kund. fatzi. Grua fatbardhë.
2. Që vjen me diçka të mirë, që sjell mbarësi; kund. fatzi. Ditë fatbardhë.
✱Sin.: fatlum, fatlumtur, fatmirë, fatmadh, fatmbarë, ditëbardhë, orëmirë, orëbardhë, jetëbardhë, punëbardhë, lumëbardhë, ogurmirë, ogurbardhë, i bardhë, i bekuar.
FATLÚM,~E mb. 1. Që ka fat të mirë, që është me fat të bardhë, i lumtur (për njerëzit). Njeri fatlum.
2. Që sjell lumturi, që sjell të mira e gëzime; i lumtur. Martesë fatlume. Përjetoi një çast fatlum.
✱Sin.: i lumtur, fatbardhë, fatlumtur, fatmirë, fatmadh, fatmbarë, ditëbardhë, orëmirë, orëbardhë, jetëbardhë, punëbardhë, lumëbardhë, ogurmirë, ogurbardhë, i bardhë, i bekuar.
FATLÚMTUR mb. Fatbardhë, fatlum. Familje fatlumtur.
✱Sin.: fatbardhë, fatlum, i lumtur, fatmirë, fatmadh, fatmbarë, ditëbardhë, orëmirë, orëbardhë, jetëbardhë, punëbardhë, lumëbardhë, ogurmirë, ogurbardhë, i bardhë, i bekuar.
ORË/ZÍ,~ZÉZË mb., bised. 1. Fatzi, fatkeq; që besohet se ndjell fat të keq, ogurzi; kund. orëbardhë. Është orëzi e këmbëters. Natë orëzezë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Orëziut nuk i qesh buza kurrë. E ka orëziun mbi krye, s’e ndihmon dot askush.
✱ Sin.: orëprapë, i pafat, fatkeq, i mjerë, orëndalur, orëkeq, orëlig, orëlidhur, orëharruar, orëfikur, orëfjetur, orëndalur, orënemur, orësharë, orëshqimur, orëshuar, orëvdekur, orëvrarë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë