Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKUANAUTÍK/Ë,~A f., spec. 1. Fusha e dijes që merret me hulumtime dhe me kërkime në oqeanografi; inxhinieri nënujore; gjeologji detare; biologji detare. Sektori i akuanautikës. Programi i akuanautikës. Studioj akuanautikën.
2. Udhëtim nënujor; zhytje dhe lundrim për të hulumtuar në thellësitë e oqeaneve; gjurmim në detin e thellë.
OQEANOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Shkencëtar ose ekspert që studion oqeanet dhe detet; ai që merret me oqeanografi. Falë punës së oqeanografëve. Shkencëtarë dhe oqeanografë nga e gjithë bota.
OQEANOGRÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shkencëtare ose eksperte që studion oqeanet dhe detet; ajo që merret me oqeanografi. Oqeanografe e njohur.
OQEANOGRAFÍ,~A f. Shkenca që studion dhe merret me vetitë fizike dhe biologjike të oqeaneve dhe dukuritë e tyre. Oqeanografia moderne. Departamente në oqeanografi.
OQEANOLOGJÍ,~A f. Oqeanografi. Studim i kryer nga Instituti i Oqeanologjisë.
TALASOGRAFÍ,~A f., libr. Shkencë që studion jetën e qenieve të gjalla detare; oqeanografi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë