Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NÓT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. muz. Shenjë që përfaqëson një tingull muzikor sipas shkallës dhe gjatësisë; vetë tingulli kur këndohet ose luhet në një vegël; vet. sh. muz. tekst i një vepre muzikore, i shkruar me këto shenja; fletë ose fletore me tekste të pjesëve muzikore. Nota ”re”. Notë e plotë. Notë katërshe (tetëshe). Nota nën pentagram (mbi pentagram) Mësoj notat. Marr një notë këndoj me zë një tingull ose i bie në vegël. Këndoj (i bie) me nota. E hedh në nota. I vë përpara notat.
2. fig. Ngjyrimi që merr diçka e shprehur ose e shkruar sipas ndjenjave dhe qëndrimit të njeriut; tipar dallues që merr në shprehjen e jashtme një dukuri; veçori e shprehjes në një vepër artistike. Nota optimiste (të gëzuara). Nota të zymta (pesimiste). Nota lirike (dramatike). Nota shqetësimi (ironie). Sjell nota të reja (një notë të re).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë