Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKROMATÍZ/ËM,~MI m., fiz., kim. 1. Pangjyrësi, zbehtësi, akromazi; mënjanim i ngjyrës përmes prizmave ose lenteve akromatike, çngjyrosje; kund. kromatizëm.
2. Mungesë e ngjyrosjes spektrore të imazheve në xhamat optikë.
3. Zbehtësi e përkohshme e shkaktuar nga qëndrimi në ambiente verbuese (në sipërfaqet të zbardhuara nga bora), akromazi.
✱Sin.: çngjyrosje, pangjyrësi, zbehtësi, akromazi.
TETËPÓLËSH,~E mb., fiz. 1. Që është i përbërë nga tetë ngarkesa magnetike ose elektrike. Fushë tetëpolëshe.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Tetëpolëshi përdoret në fizikën bërthamore për të studiuar vetitë e bërthamave atomike dhe në optikë për të rregulluar polarizimin e dritës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë