Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MILIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., jokal. 1. Marr pjesë dhe zhvilloj një veprimtari të gjallë në radhët e një partie a të një organizate, luftoj me vendosmëri si militant i një partie a një organizate. Kishte kolegë që militonin në një parti opozitare. Militon në favor të kauzës sonë. Sot në organizatën e veteranëve militojnë të rinj e të moshuar.
2. fig., vet. v. III Lufton fort për arritjen e një qëllimi të lartë. Ajo militon në favor të arsimimit të gruas. Ata milituan për një laicitet modern.
3. fig., vet. v. III Vepron me fuqi të madhe (diçka), është i gjallërishëm dhe aktiv, gëlon. Njoh psikologjinë që militon në mesin e shqiptarëve.
4. sport., vet. v. III Ushtron veprimtarinë në një klub sportiv, në një federatë a në një kategori sportive të futbollit. Në atë skuadër militojnë yje të futbollit. Klubi i futbollit të qytetit militon në kategorinë e tretë. Ai u ngjit të superligë dhe vazhdon të militojë në këtë kategori edhe sot.
OPOZITÁR,~E mb. 1. Që lidhet me opozitën, i opozitës; që është në opozitë; që bën pjesë në partitë a në grupet e opozitës. Grup opozitar. Parti opozitare. Qarqet opozitare. Veprimtari opozitare. Platforma opozitare. Forcat opozitare kërkuan zgjedhje të parakohshme.
2. libr. Që është kundër diçkaje, që kundërshton një ide, rrymë ose qëndrim, që ka pikëpamje të ndryshme nga të tjerët për diçka. Në diskutime, ai ka gjithmonë një frymë opozitare.
OPOZITÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Anëtare e opozitës; kundërshtare politike e pushtetit, zakonisht në kontekst politik. Ajo është një opozitare e njohur në jetën politike.
2. Ajo që kundërshton apo mban qëndrim kritik ndaj një ideje, grupi ose drejtimi të caktuar, pa qenë domosdoshmërisht në kontekst politik. Si opozitare nga natyra, nuk pranon asnjë ide pa e vënë në dyshim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë