Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
OPOZITÁR,~E mb. 1. Që lidhet me opozitën, i opozitës; që është në opozitë; që bën pjesë në partitë a në grupet e opozitës. Grup opozitar. Parti opozitare. Qarqet opozitare. Veprimtari opozitare. Platforma opozitare. Forcat opozitare kërkuan zgjedhje të parakohshme.
2. libr. Që është kundër diçkaje, që kundërshton një ide, rrymë ose qëndrim, që ka pikëpamje të ndryshme nga të tjerët për diçka. Në diskutime, ai ka gjithmonë një frymë opozitare.
OPOZITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Anëtar i opozitës; kundërshtar politik i pushtetit, zakonisht në kontekst politik. Opozitarët protestuan para parlamentit. Duhen opozitarë të vërtetë.
2. Ai që kundërshton apo mban qëndrim kritik ndaj një ideje, grupi ose drejtimi të caktuar, pa qenë domosdoshmërisht në kontekst politik. Opozitar që sfidon traditën në art dhe kërkon forma të reja shprehjeje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë