Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANALÍST,~III m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që analizon çështje a tema nga fusha të ndryshme; analizues. Analist i ekonomisë. Analist profesional. Analist politik. Analist bankar (financiar). Analist i tregut (i bursës). Analist opinionist.
2. Publicist që merret me analizën e ngjarjeve e të situatave politike etj.; opinionist. Analistët politikë. Analistët televizivë.
✱Sin.: analizues, komentues, kritik, opinionist.
OPINIÓNIST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shpreh mendimet e veta në mënyrë të rregullt në publik, zakonisht në media si televizioni, radioja, shtypi apo rrjetet sociale, për çështje të ndryshme si politika, kultura, shoqëria etj. Opinionist i njohur. Opinionist i ri. Jo çdo njeri që flet në media është opinionist. Gazetari u ftua si opinionist.
SYMPRÉHTË mb. 1. Që i dallon mirë me sy gjërat e largëta a të imëta; që ka sy të fortë. Argjendar symprehtë. Vajza symprehtë ia dalloi trishtimin.
2. fig. Që ka aftësinë të vëzhgojë mirë çdo gjë, të rrokë gjithë imtësitë e të depërtojë thellë a të shohë larg në të ardhmen; që vëren me kujdes, që nuk i shpëton gjë pa ia kapur syri. Opinionist symprehtë. Politikan symprehtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë