Fjalori

Rezultate në përkufizime për “oksiduar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NDRYSHKUR

NDRÝSHKUR (i, e) mb. 1. Që ka zënë ndryshk, që e ka mbuluar ndryshku; kund. i çndryshkur, i pandryshkur. Hekur i ndryshkur. Çelës i ndryshkur. Gozhdë të ndryshkura.
2. fig. është plakur, që ka humbur gjallërinë e shkathtësinë trupore a mendore, i dobësuar.
3. fig. përdor metodavjetruara; që ka mendimevjetruara për kohën; i prapambetur, i mykur. Me mendjendryshkur. Metoda të ndryshkura. Mendime të ndryshkura. Zakone të ndryshkura. Propagandë e ndryshkur.
Sin.: i oksiduar, i zgjyrosur, i ndryshkët, i prapambetur, i mykur.
*Armë e ndryshkur. *Gozhdë e ndryshkur keq. Me *mendjendryshkur keq.

PAOKSIDUAR

PAOKSIDÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është i oksiduar; kund. i oksiduar. Pajisje të paoksiduara.
2. fig. Që nuk i vjetron koha, që nuk dëmtohen nga vitet etj. Poezia e paoksiduar e Lasgush Poradecit.

ÇOKSIDUAR

ÇOKSIDÚAR (i, e) mb. Që i është hequr shtresa e oksidit, që është çoksiduar; kund. i oksiduar. Tub bakri pa ngjitjeçoksiduar. Tela të çoksiduara.
Sin.: i çndryshkët, i çndryshkur, i pastruar.

ÇOKSIDUESHËM

ÇOKSIDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb.mund t’i hiqet ndryshku a shtresa e oksiduar; që mundçoksidohet; kund. i oksidueshëm. Metal i çoksidueshëm. Çeliku i çoksidueshëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.