Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NDRÝSHK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zë ndryshk, mbulohet me ndryshk; kund. çndryshket. Ndryshket hekuri. U ndryshk thika. E la makinën të ndryshkej.
2. fig., vetv. Humbas gjallërinë e shkathtësinë trupore a mendore, dobësohem. Njeriu ndryshket po të mos punojë. U ndryshk pa gjimnastikë (pa lëvizje). Ka nisur t’u ndryshket mendja dhe këmbët.
3. vetv. Vjetrohet. Ndryshken kujtimet.
4. pës. e NDRÝSHK. Biçikleta ishte ndryshkur nga shiu.
✱Sin.: oksidohet, myket, zgjyrosem, plogështohem, dobësohem.
♦ I është ndryshkur *pushka (dikujt) mospërf.
►OKSID/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR kim., vet. v. III 1. vetv. Bëhet bashkimi kimik i një metali a i një lënde tjetër me oksigjenin dhe jep një oksid; kthehet në oksid; ndryshket; kund. çoksidohet. Oksidohet hekuri. Oksidohet lehtë (shpejt). Fillon të oksidohet. Nuk oksidohet gjatë ekspozimit ndaj ajrit. Oksidohet lehtë dhe ndizet vetiu në kontakt me ajrin.
2. pës. e OKSIDÓJ.
OKSIDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., kim. Që mund të oksidohet; që është i prirur të hyjë në reaksione oksidimi; që mund të ndryshket, të zërë ndryshk; kund. i paoksidueshëm. Metal i oksidueshëm. Substancat e oksidueshme. Alumini është më pak i oksidueshëm se hekuri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë