Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DINÁK,~E mb. 1. Që vepron a që sillet në mënyrë dhelparake, që përdor dredhi për t'ia arritur një qëllimi, dhelparak, sikur ka dhelprën në bark. Dinaku hyn në pus e del pa u lagur. (fj. u.). Dinaku të çon në dyzet çezma e nuk të jep një pikë ujë. (fj. u.).
2. Që është karakteristik për një njeri dhelparak; që bëhet me dredhi, që shpreh dredhi a dhelpëri. Veprim dinak. Me sy dinakë.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Dinakun nuk e vë dot udhë në udhë. (fj. u.).
✱Sin.: dhelpër, dhelparak, dhelpëror, dredharak, dredhues, i djallëzuar, rrengshor, ojnak, dhjakonar, finok, skile, hileqar, i rafinuar, marifetçi, qerrata.
LOJCÁK,~E mb. 1. Që është i dhënë shumë pas lojës, që luan shumë. Djalë lojcak. Vajzë lojcake.
2. Që kërcen e bredh shumë nga gëzimi, që nuk rri në një vend, po lëviz andej-këtej, i lëvizshëm, lodërtar. Fëmijë lojcak. Kec (këlysh) lojcak.
3. fig. Që nuk e mban fjalën, që luan nga fjala; i pavendosur, i lëkundshëm. Njeri lojcak.
4. fig. Bishtdredhur (për femrat). Grua (vajzë) lojcake.
✱Sin.: lojës, i lëvizshëm, lozonjar, lodërtar, lajkamadh, dredharak, lozonjar, ojnatar, ojnak, hileqar, lojc, i pavendosur, i lëkundshëm, e përdalë.
NAZEQÁR,~E mb. Që ha me naze, që u bën naze gjërave; që sillet me naze, që e ka zakon të bëjë naze. Vashë nazeqare. Shikime nazeqare. Edhe lëvizjet i kishte nazeqare.
✱Sin.: nazetar, nazeli, nazar, ojnatar, ojnak, shtinjak, buzëpërdredhur, ngrënëkeq, cenak, hajekeq, i paoreks, buzëdredhur, piliherdhe, buzëhollë.
OJNATÁR,~E mb. 1. Që sillet në mënyrë të shtirur, që bën sikur nuk do a nuk i pëlqen diçka, me qëllim që t’i luten të tjerët; që bën naze. Fëmijë ojnatar.
2. Që sillet, flet e lëviz me përdredhje për të tërhequr vëmendjen ose për t’u pëlqyer të tjerëve; që lëviz a flet këndshëm; që bën lojëra. Vajzë (foshnjë) ojnatare.
3. keq. Dredharak, dinak. Me një shkrim të lakuar, si prej dore ojnatare.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Ajo ishte më e reja dhe më ojnatarja e haremit.
✱ Sin.: ojnak, ojnaxhi, ojnash, nazeqar, shakatar, lozonjar, lojcak, dredharak, dinak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë