Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDJELLAMÍRË mb. 1. Që ndjell gjithmonë të mirën; që parathotë ose që paralajmëron diçka të mirë, të mbarë (sipas besëtytnive e paragjykimeve); kund. ndjellakeq. Ndjenjë (fjalë) ndjellamirë. Njeri ndjellamirë. Shenjë ndjellamirë.
2. si em. Ai që ndjell gjithmonë të mirën; ai që parathotë ose që paralajmëron diçka të mirë, të mbarë.
✱Sin.: gojëmirë, gojëmbël, gojëmjaltë, ogurmirë, ogurmbarë.
OGURMBRÁPSHTË mb. 1. Që mendohet se ndjell a sjell mbrapshtësi; kund. ogurmbarë. Shenjë ogurmbrapshtë. Ëndërr ogurmbrapshtë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë