Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ograjë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LIVADH

LIVÁDH,~I m. sh. ~E, ~ET Fushë a shesh i madh me bar, pa drurë e shkurre. Livadhet malore. Livadh me lule. Tërfili i livadheve (bot.). Trumcaku i livadheve (zool.). E la livadh. Kositin livadhet. Lëshoi bagëtinëlivadh. Kullotinlivadh.
Sin.: luadh, livadhishtë, pashtër, lëndinë, ograjë, çair, preri.
U livadh (dikush) shih u tapë (dikush). E bën livadh (diçka) shih e bën fushë me lule (diçka). Ia bëj mendjen livadh (dikujt) shih ia bëj kokën (mendjen) dhallë (dikujt). E hëngra livadhin (çairin) mospërf. 1. E kalova pjesën më të madhejetës, u plaka; më ka ikur koha, më erdhi fundi, s’më mbetetrroj më; e hëngra kullotën; e hëngra tagjinë; më perëndoi ylli. 2. Më gjeti ose do më gjejëshpejti një e keqe e madhe, do ta pësoj keq, kaq e pata. Hyrilivadhhuaj (dikush) hyri në një punë që s’i takonte; prekudrejtat e një tjetri. E korr livadhin me *gërshërë (dikush). Thur livadhin e lë shtegun hapur (dikush) bën një punë, por s’e çon derifund; nuk i ka vlerë puna, se nuk e ka përfunduar; bën vegshin e s’i vë vjegën (vegjën).

RRETHE

RRÉTH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ograjë e rrethuar me mur të thatë. Rrethet e fshatit. E kulloste bagëtinërrethe.
2. Pjesë e dalë dhe me parmakë rreth katit të dytë të një shtëpie; çardak. U zgjua dhe dolirretheshtëpisë.
3. Brezare. Punonte gjithë ditënrrethe sipër fshatit.
Sin.: ograjë, livadh.

RRETHINË

RRETHÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vet. sh. Vendet rreth e rrotull një qyteti a një qendre tjetërbanuar, afërsitë. Rrethinat e qytetit (e fshatit). Rrethinat e shkollës. Shkonte nëpër rrethina. Banorët e rrethinave.
2. Rrip i ngushtë toke rreth e rrotull arësmbetet i palëruar. Kullotin nëpër rrethina.
3. Ograjë e rrethuar me mur, me gardh. Futi bagëtinërrethinë.
Sin.: rreth, periferi, tërthore.

RRETHOGË

RRETHÓG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kullotë e rrethuar; rrethinë. Kulloste dhentërrethogë.
Sin.: rrethinë, ograjë.

UKRAJË

UKRÁJ/Ë,~A f., sh. ~A, ~AT Pyll i vogël me lëndina për kullotë, ograjë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.