Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ofshaj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AHOJ

AH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Shpreh dhembjen me ahe, me psherëtimë. Vajza ahoi prej dhembjes. Mbetitokë duke ahuar.
Sin.: ofshaj, psherëtij, rënkoj, gjëmoj, vuaj.

ANGOJ

ANG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., jokal. 1. Shpreh me zë dhembjen ose pikëllimin që kam; vajtoj me zë. Angonte pa pushim. Mjaft angove. Angonte edhe macja.
2. Rënkoj. Angoj nga dhembja.
Sin.: rënkoj, psherëtij, gjëmoj, ofshaj, ofshëtij, angos.

FSHAJ

FSHA/J vep., ~VA, ~RË jokal. Ofshaj; psherëtij. Fshau gjithë natën.

GJUMOJ

GJUM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Fle. Gjumoj shumë.
2. Psherëtij; lëshoj një psherëtimë; rënkoj. Gjumonte nga dhembja (nga hidhërimi).
Sin.: dremit, ofshaj, fshaj, shamtij, gulçoj, rënkoj.

OFSHËTIJ

OFSHËTÍ/J vep., ~VA, ~RË jokal. Ofshaj. Ajo ofshëtiu thellë kur dëgjoi lajmin.

RËNKOJ

RËNK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Shpreh dhembjen ose pikëllimin me oh e me ah, nxjerr tingujpërvajshëm. Rënkon i sëmuri. Rënkon kafsha. Rënkon nga dhembja (nga hidhërimi).
2. fig., jokal. vet. v. III Nxjerr një tingullmbytur e të zgjatur; gjëmon. Rënkojnë malet. Rënkon pylli. Rënkon lumi (deti).
3. fig., jokal. Vuaj shumë, heq nën zgjedhën e dikujt a të diçkaje. Rënkonte vendi. Rënkonte nën zgjedhën (nën thundrën) e huaj. Rënkonin nga taksat.
4. bised., kal. Ngushëlloj për një vdekje; shpreh hidhërimin tim për një të vdekur. Vajti për të rënkuar.
Sin.: ahoj, ankoj, ankohem, ofshaj, vuaj, ngushëlloj.

SHAJ

SHA/JIII vep., ~VA, ~RË jokal. Marr frymë thellë kur jam i mërzitur apo në ankth; psherëtij, gulçoj. Shanteheshtje. Shaj pa pushim. Shante e dridhej.
Sin.: psherëtij, gulçoj, ofshaj, rënkoj, ahoj, shamtij.

SHAMTIJ
SHËMOJ

SHËM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR. jokal. Marr frymë shpejt e me mundim, dihas, gulçoj; rënkoj. Shëmonte nga dhimbja. - Mos shëmo! Shëmonte mjaft rëndë.
Sin.: dihas, gulçoj, rënkoj, fshaj, ofshaj, dënes, psherëtij.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.