Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ofsh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

OFSH

OFSH,~I m. sh. ~E, ~ET Ofshamë, psherëtimë, rënkim. Ofsh i rëndë. Ofshet e zemrës. E ka zënë ofshi i saj (i tij). Hyri në ofshin e dikujt bëridikush ta mallkojë.

OFSH
OH

OH pasth. 1. Përdoret kur jemi shumëlodhur ose kur kemi një dhimbje a një shqetësimtrup; përdoret kur shprehim mërzi, bezdi etj. Oh, u këputa! Oh, sa u lodha! Oh, sa më dhemb! Oh, plasa nga vapa! Oh, ç’më mërzitni! Oh, sa më dogji!
2. Përdoret kur shprehim dhimbje shpirtërore, keqardhje, dëshpërim, mall, vuajtje etj. ose kur na ka rënë një e keqe. Oh, unë i gjori! Oh, sa keqvjen! Oh, ç’më ka marrë malli për të! Oh, ç’e gjetishkretënBëri oh psherëtiu nga diçka.
3. Përdoret kur shprehim habi, tronditje, frikë etj. para një të papriture ose për diçka jo të zakonshme. Oh, sa i bukur ishte deti! Oh, sa më çuditi! Oh, sa u tremba! Oh, ku e gjete!
4. Përdoret kur shprehim dëshirë për diçkaduambëhet a të ndodhë sa më parë; ah. Oh, sa të vijë ajo ditë! Oh, ku ta kem edhe unë! Oh, ku ta gjej!
5. Përdoret kur shprehim kënaqësinë a gëzimin për diçka. Oh, sa e mirë qenka! Oh, ç’bukuri ka tufa! Oh, sa shumëkam pritur! Oh, ç’u çmalla. Oh, sa u kënaqa! Oh, sa iu qejfi! Oh, sa m’u zemra!
6. si em. m. Psherëtimëshpreh lodhje, dhimbje, shqetësim, habi, kënaqësi etj. Me ohe e me ahe. Lëshoi një oh të mbytur (të thellë, të gjatë). E duroi pa oh.
Sin.: ah, ofsh, o, ou, oi, bobo, oho, oj, ah, oho.

PSHERËTIMË

PSHERËTÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Veprimibëjmë dhe zhurmadëgjohet kur psherëtijmë. Lëshoi një psherëtimë. Dëgjoheshin psherëtima.
2. Marrja e frymës thellë dhe nxjerrja e saj me forcë, zakonisht kur jemibrengosur a të mërzitur, kur kujtojmë me mall dikë a diçka, kur çlirohemi nga një ankth etj.
Sin.: ofshamë, ofsh, shamtinë, gulçimë, rënkim, aht, ahmë, ah.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.