Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASORTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Përzgjedhja dhe klasifikimi i diçkaje sipas llojeve, përbërësve ose elementeve të tjera të përbashkëta apo të lidhura mes tyre në një mënyrë të caktuar; lloje të ndryshme të produkteve dhe tërësia e tyre që ofrohet në shitje. Asortimi i depos. Asortimi i produkteve ushqimore. Asortimi i të dhënave dhe i shënimeve në kompjuter. Asortimi i veshjeve në dollapë. Asortim i mallrave në shitore (librari, barnatore etj.).
✱Sin.: rregullim, grupim, përzgjedhje, sistemim, klasifikim, seleksionim.
JOSPITALÓR,~E mb. Që nuk lidhet me spitalin; që nuk ofrohet nga spitali; kund. spitalor. Shërbime jospitalore.
MBARËQYTETÁR,~E mb. Që përfshin të gjithë qytetarët e një vendi, që u takon tërë qytetarëve të një vendi pa përjashtim; që bëhet me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve të një vendi. Organizoj një aksion mbarëqytetar për mbjelljen e pemëve. Ofrohet inkurajim dhe solidaritet mbarëkombëtar për të lënduarit. Bëhen protesta mbarëqytetare.
NDÍHM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Diçka që bëjmë në dobi të dikujt, i cili ka një nevojë, është në gjendje të vështirë ose në një rrezik; përkrahje, mbështetje. Ndihmë e madhe (e çmueshme). Ndihmë juridike (drejt.) ndihmë financiare e dhënë nga shteti për individët, burimet e të cilëve janë të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet që lidhen me procedurat ligjore. Ndihmë e ndërsjellë ndihmë që i japin dy palë njëra-tjetrës. Ndihmë pa interes. Traktat miqësie dhe ndihmë reciproke. Kërkon (lyp) ndihmë. Jep ndihmë. Merr ndihmë. Thërres në ndihmë. I shkoi në ndihmë dikujt e ndihmoi.’
2. Sasi mjetesh të ndryshme që i japim dikujt, i cili ka nevojë të kryejë një punë ose të përballojë një vështirësi; trupa ushtarake ose mjete, që i dërgohen një tjetri për të vazhduar luftën; përforcime. Ndihmë financiare (drejt.) mbështetje ekonomike që i akordohet një personi në përputhje me ligjet në fuqi, për ta ndihmuar atë që të përballojë vështirësitë financiare. Ndihmë financiare (fin.) mbështetje ekonomike që i jepet një personi, një organizate, një shteti etj., shpesh në formën e një donacioni monetar ose e një kredie, për ta ndihmuar atë të arrijë qëllime të caktuara ose të përballojë vështirësitë financiare. Ndihmë materiale (drejt.) mbështetje konkrete dhe fizike që i ofrohet një personi, shpesh në kontekstin e ndihmës ose të mbështetjes. Ndihma humanitare. Ndihmë ushtarake. Ndihmë bujare. Ndihma në të holla. Ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti. I dërgoi ndihma. Mblodhën ndihma. Erdhi ndihma.
3. mjek. Tërësia e veprimeve, që bëhen për të ndihmuar një të sëmurë ose për të mjekuar një plagë. Ndihmë mjekësore. Ndihma e parë mjekimi i parë që i bëhet një njeriu që sëmuret papritur ose që pëson një fatkeqësi. Ndihma e shpejtë veprimtari për të dhënë ndihmën e parë mjekësore në rastet kur nuk mund të pritet dhe për t’i dërguar të sëmurët menjëherë në një qendër mjekimi.
4. bised. Njeri që ndihmon për të bërë një punë a për t’i lehtësuar barrën dikujt; ndihmës. Iu bë ndihmë. Nuk kishte ndonjë ndihmë në shtëpi. Me ndihmën e... me anën e, nëpërmjet, me. ✱Sin.: ndihmesë, përkrahje, dorë, hir, shikim, mbështetje, shpëtim, përforcim, favor, asistencë, ndërhyrje, mjekim, ndihmës.
TAKSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Mjet motorik me shofer profesionist, me leje parkimi mbanë porteve, aeroporteve, terminaleve, rrugëve publike, që shërben për mbartjen e njerëzve dhe të bagazheve kundrejt një pagese që tregon taksimetri. Marr (thërres, gjej, porosit) një taksi. Shofer(e) taksie. Udhëton shpesh me taksi. Stacion taksish. Taksi elektrike.
2. Shërbim transporti që ofrohet nga ky mjet. Sa kushton taksia deri në aeroport?
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë