Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►RËND/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ngarkohem me një peshë më të madhe; më rritet pesha përsipër më tepër; mbushem; kund. lehtësohem. U rëndua me shumë plaçka. Pemët rëndohen me kokrra. Pyjet (malet) rëndohen me dëborë. Është rënduar qerrja me gurë.
2. vetv. Bëhem më i rëndë nga të ngrënët a nga të ngjallurit; mezi lëviz ngaqë jam shëndoshur tepër, nga mosha etj., plogështohem. U rëndua nga të ngrënët tepër. Është rënduar në trup.
3. vetv., vet. v. III Bëhet më i rëndë; dendësohet, bëhet më i shpeshtë; ftohet, keqësohet, acarohet (për motin, stinët). Rëndohet vapa. U rëndua shiu. U rënduan retë. U rëndua dimri (moti).
4. vetv., vet. v. III Bëhet më i rëndë; vjen në një gjendje më të rëndë a më të vështirë; keqësohet, agravohet; më bëhet më i rëndë. Iu rëndua sëmundja. Iu rënduan fatkeqësitë. U rëndua gjendja.
5. vetv., vet. v. ІІI Më bëhet më i rëndë, e ndiej më të vështirë për ta mbajtur; nuk e bëj me dëshirë; më rëndet. I është rënduar puna. I është rënduar jeta. Iu rënduan vitet.
6. vetv. Marr përsipër një barrë më të rëndë nga sa duhet; më bien shpenzime të mëdha. U rënduan shumë ekonomikisht.
7. fig., vetv. I bëhem barrë dikujt, i rëndem. Nuk po të rëndohem sonte për darkë. T’u rëndova me hallet e mia.
8. fig., vetv. Kam një ndjenjë të rëndë, pikëllohem, hidhërohem, më vjen shumë keq. Rëndohem në zemër. Iu rëndua shpirti.
9. vetv. I flas me fjalë të rënda, e prek thellë në sedër, e fyej, e lëndoj. Iu rëndua me fjalë.
10. vetv. Më lënë veshët, humbas dëgjimin pak nga pak. Është rënduar ca nga veshët.
11. pës. e RËNDÓJ1-4.
✱Sin.: rëndësohem, keqësohem, plogështohem, lodhem, lëndohem, fyhem, ofendohem, vritem, vritem, acarohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë