Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASTRONOMÍK,~E mb., astr. 1. Që lidhet me astronominë, që i përket astronomisë, i astronomisë. Vëzhgime astronomike. Observator astronomik. Hartë astronomike. Orë astronomike. Vit astronomik. Koordinata astronomike. Instrumente astronomike. Lundrim astronomik. Fotografi astronomike. Njësi astronomike.
2. fig. Që është shumë i madh (për numrat), i pallogaritshëm. Numër astronomik. Shifër astronomike. Çmime astronomike.
OBSERVATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Qendër shkencore për vëzhgime astronomike, meteorologjike etj.; ndërtesa e kësaj qendre me gjithë pajisjet e nevojshme. Observator astronomik (gjeofizik). Projekti i observatorit. Observatorë hapësinorë. Krijimi i observatorëve profesionalë.
VROJTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. usht. Vend i caktuar posaçërisht për të vrojtuar, pikë a kullë vrojtimi. Vrojtore e fshehtë. Ndërtuan (ngritën) një vrojtore. Shkoi (rri) në vrojtore. Kodër (pikë) e përshtatshme për vrojtore.
2. vjet. Syze, gjyzlykë, xinxallka. Xhamat e vrojtoreve. Nxjerr vrojtoren e fillon të shkruaj (të lexoj).
✱Sin.: kullë, vendvrojtim, pikëvrojtimi, sogje, observator.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë