Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FAKT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ngjarje a veprim që ka ndodhur në të vërtetë; diçka që ekziston objektivisht e realisht, diçka që është e vërtetë. Fakte të njohura (të pakundërshtueshme). Fakte gjuhësore.
2. Dëshmi a provë që njihet e pranohet si e vërtetë. Fakt juridik. Grumbullimi i fakteve. E bind me fakte. Në fakt në të vërtetë.
✱Sin.: e dhënë, provë, dëshmi.
JOOBJEKTIVÍSHT ndajf. Në një mënyrë që nuk është objektive; kund. objektivisht.
KRIJÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Foshnjë e porsalindur; fëmija i dikujt. Krijesë e pafajshme.
2. filoz. Çdo gjë që krijohet në mënyrë natyrale ose nga natyra (qenie, bimë, send etj.) dhe ekziston objektivisht. Krijesë e natyrës.
3. edhe fig. Krijim a produkt i të menduarit ose i trurit; shpikje; zbulim i ri. Krijesë e mendjes (e trurit) të njeriut.
4. fig., bised., mospërf. Diçka e shpifur; shpifje.
✱Sin.: foshnjë, fëmijë, krijim, shpikje, shpifje.
OBJEKTIVÍSHT ndajf. 1. filoz. Jashtë ndërgjegjes dhe pavarësisht prej saj, para ndërgjegjes dhe pa u varur prej saj; kund. subjektivisht. Është (ekziston) objektivisht.
2. Në mënyrë objektive, ashtu siç është; pa u nisur nga interesat, nga ndjenjat ose nga qëllimet vetjake, pa u ndikuar nga ndonjë paramendim; fig. me paanësi. Gjykon objektivisht. Përcaktohen objektivisht. E vlerëson objektivisht. E pa më objektivisht.
PAANËSÍSHT ndajf., libr. Pa i mbajtur anën asnjërit; në mënyrë të paanshme, me paanësi; kund. anësisht. Gjykon paanësisht. E zbaton ligjin paanësisht.
✱Sin.: objektivisht, parimisht, parimësisht, paanshmërisht.
SENDÍSHT ndajf. Si send, objektivisht. Kjo është sendisht e krahasueshme. Vlerëson situatën sendisht.
✱Sin.: objektivisht, paanësisht, vërtetësisht, vetiu, vetvetiu.
SUBJEKTIVÍSHT ndajf. Në mënyrë subjektive; duke u mbështetur në mendime e në vlerësime vetjake; kund. objektivisht. Gjykon subjektivisht. Një situatë që vlerësohet vetëm subjektivisht. Konsiderohej subjektivisht e pavarur.
VETÍU ndajf. 1. Vetë, pa ndonjë shkak, shtytës a ndikim të jashtëm; në mënyrë të vetvetishme. U ndez (mori flakë) vetiu. U rrëzua vetiu. Vdiq vetiu. U hap vetiu (plaga). Plaga u mbyll vetiu. Doli bari vetiu.
2. Në mënyrë të pavarur, duke mos u kushtëzuar nga diçka tjetër, objektivisht; vetvetiu. Materia ekziston vetiu.
✱Sin.: vetë, vetvetiu, natyrshëm.
VETVETÍU ndajf. 1. Pa ndërhyrje e pa shtysë të jashtme, pa ndikimin e dikujt a të diçkaje, në mënyrë të pavarur; vetiu. U ndez vetvetiu. U thanë gjethet vetvetiu. Mbin vetvetiu. U bind vetvetiu.
2. Në mënyrë të pavarur, pa u kushtëzuar nga diçka tjetër; në rrethana të natyrës, në mënyrë të natyrshme; objektivisht. Seleksionim që bëhet vetvetiu. Materia ekziston vetvetiu.
✱Sin.: vetë, vetiu, natyrshëm.
♦ Del (vjen) vetvetiu (diçka) kuptohet pa ndonjë vështirësi, është diçka që ndodh natyrshëm, nuk ka nevojë për arsyetime, vetëkuptohet; dihet; merret vesh; s’do mend; ta merr (ta pret) mendja.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë