Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARTIKUL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. gjuh. Nyjëtoj, shqiptoj ose prodhoj tingujt e gjuhës në mënyrë të qartë dhe të saktë përmes aparatit të të folurit (gjuhës, buzëve, dhëmbëve, qiellzës dhe tejzave të zërit). Artikuloj ashtu si duhet. Artikuloj tingujt e gjuhës shqipe.
2. gjuh. Bëj të qartë ose të kuptueshme një çështje, një bisedë, një tekst etj. Artikuloj qartë mendimet (idetë, qëndrimet, kërkesat).
3. muz. Ekzekutoj saktë notat muzikore duke përdorur teknika të ndryshme për të theksuar ndryshimet në ton dhe në ritëm. Artikuloj notat.
4. mek. Vë në lëvizje pjesë të ndryshme mekanike, si nyjat e një makine ose të një strukture.
✱Sin.: nyjëtoj, nyjëzoj, shqiptoj, formësoj, formoj, prodhoj, artikuloj.
SHQIPT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. gjuh. Artikuloj tingujt e një gjuhe me anë të aparatit të të folurit, them me zë një tingull, një rrokje a një fjalë; nyjëtoj. Shqiptoj një tingull (një zanore, një bashkëtingëllore). Shqiptoj një fjalë. Shqiptoj fonemë për fonemë. I shqipton (nuk i shqipton) qartë fjalët. I shqipton mirë (keq, me zë të fortë).
2. drejt., vjet. Bëj të njohur, kumtoj një vendim gjyqi; them, deklaroj. Shqiptoi mendimin.
✱Sin.: nyjëtoj, them, deklaroj.
TÍNGU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Zë i hollë e i kumbueshëm, që përftohet nga dridhja e valëve të ajrit a e një mjedisi tjetër kur godasim diçka (një send prej metali, prej xhami etj.); ndjesi dëgjimore e krijuar nga një valë akustike; ajo që dëgjojmë. Tingull i dobët (i lehtë, i fortë). Tingulli i ziles (i kambanës, i këmborës). Lëshon (nxjerr) tinguj. Dëgjohen tinguj.
2. muz. Zë që nxjerr një vegël muzikore; vëllimi, intensiteti i zërit të një pajisjeje. Tingull muzikor. Tingull i ëmbël. Tinguj të gëzueshëm. Tingujt e violinës (e kitarës, e fizarmonikës). Nën tingujt e orkestrës. Dëgjohen tingujt e pianos.
3. gjuh. Zë me një shqiptim të shkoqur, që prodhohet me anë të lëvizjeve të organeve të të folurit; njësia më e thjeshtë e të folurit. Tingujt e gjuhës shqipe. Tingull zanor (bashkëtingëllor). Tingull hundor. Tingull i zhurmët. Tingull i zëshëm (i pazëshëm). Tingull shushuritës. Tinguj fonetikë. Tingujt e të folurit. Tingull grykor-qiellzor. Shqiptoj qartë tingujt i nyjëtoj. Bashkimi i tingujve. Rënia e tingujve.
4. fig. Shprehje e përmbajtjes së diçkaje, tingëllim. Ka një tingull të ri.
✱Sin.: zë, tingëllim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë