Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGROHTËSIMÁTËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. Aparat që shërben për matjen e sasisë së nxehtësisë së përthithur ose të emetuar, ose për përcaktimin e nxehtësisë specifike; nxehtësimatës.
NXEHTËSIMÁTËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. Vegël e cila shërben për të matur sasinë e nxehtësisë që thithin ose që lëshojnë trupat; ngrohtësimatës. Termometri është një nxehtësimatës.
TERMOMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT Vegël që shërben për të matur temperaturën, përgjithësisht në saje të bymimit të një lëngu (merkur) a gazi (helium); nxehtësimatës. Termometër me merkur (me alkool, me helium). Termometër digjital. Termometër muri. U thye termometri. Termometri në verë shënoi 40° C. Sa tregon termometri? Vë termometrin. Mat me termometër. Termometër mjekësor termometër që shërben për të matur temperaturën e brendshme të trupit. Termometri ngrihet (ulet) temperatura rritet (ulet).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë