Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nxehtësi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADIABATË

ADIABÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. fiz. Proces termodinamik kur një gaz zgjerohet ose tkurret pa shkëmbyer nxehtësi me mjedisin përreth; procestregon mungesë të bartjes së nxehtësisë.
2. Kurbë, vijë e lakuartregon procesin e ngrohjes pa ndryshuar sasinë e tërësishmenxehtësisë. Hedhkompjuter adiabatën e procesit ngrohës.

AFSH
AGLOMEROJ
ANTRACIT

ANTRACÍT,~I m., min. Qymyrguri i llojit më të mirë, me ngjyrëzezëndritshmejep shumë nxehtësi, që përdoret për ngrohje, për prodhimin e energjisë elektrike, për shkrirjen e metaleveindustrinë e metalurgjisë. Procesi i formimit të antracitit. Shtresë e antracitit. Antracit i çmueshëm. Cilësia e antracitit.

ARMË

ARM/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. usht. Mjet lufteshërben për të sulmuar a për t’u mbrojtur; mjetpërdoret për të goditur, për të vrarë a për të dëmtuar njerëz e kafshë. Armërënda (të lehta). Armë e ftohtë (e bardhë). Armë automatike. Armë atomike (bërthamore, kimike, bakteriologjike). Armë zjarri armështie me barut ose me lëndë tjetër plasëse. Armë e shfarosjesmasë armë e fuqishme (armë kimike, armë biologjike, armë radiologjike), që shkakton dëme masivenjerëz, në objekte dhemjedis, të cilat cilësohen si krime lufte. Armë lufte (gjahu). Armë brezi (krahu, dore). Armë sulmi (mbrojtjeje). Armë nderi. Tyta e armës. Rripi i armës. Vaj armësh. Depo (uzinë) armësh. Muzeu i armëve. Mbaj armë. Ngjesh armët. Rrok armët. Mbërthej (zbërthej, pastroj) armën. Mbush (zbraz) armën. Shkreh armën. Shtie me armë. Blerje (shitje) e armëveftohta. Goditje me armëftohtë. Armëftohta historike.. Me armëdorë. Në sup - armë! Për nder - armë! Këmbej armë me dikë zhvilloj një përleshjeshkurtër, shtie disa herë. Ndalimi i armëve kimike. Shkatërrimi i armëve kimike. U përdoren armë kimike. Shkelje e marrëveshjes për ndalimin e armëve kimike. U prodhuan armë biologjike me metodën e modifikimit të gjeneve. Krijimi i armëve biologjikelaborator. Luftë me armë biologjike.
2. usht. Lloj trupashjanëarmatosura me mjetenjëjta luftarake dhekryejnë veprimecaktuara; nënndarje e trupave ushtarake të një vendi sipas llojitarmatimit ose sipas funksionit. Arma e këmbësorisë. Arma e artilerisë (e aviacionit). Arma e xhenios. Arma e sigurimitshtetit (hist.). Arma e policisë. Bashkëveprimi midis armëve.
3. fig. Mjet për të luftuar kundër dikujt; mjetpërdoret për t’ia arritur një qëllimi; mënyrë a arsyetim për të mbrojtur a për të rrëzuar diçka. Armë e fuqishme (e sigurt). Armë politike (ideologjike). I dha armë kundër vetes. Përdor si armë.
4. vet. sh., usht. Ushtri. Armët shqiptare. Armët e bashkuara. Thërres nën armë e thërres për të kryer shërbimin ushtarak; mobilizoj. Jam nën armë bëj shërbimin ushtarak, ndodhemradhët e ushtrisë. Mbaj nën armë e mbajradhët e ushtrisë, e mbajmobilizuar.
5. usht. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për tipa armësh ose armatimesh: Armë e ftohtë armë, si thika, shpata, shtiza, harkupret ose shpon dikë ose diçka. Armë gjahu armëpërdoret për të gjuajtur kafshëegra. Armë e lehtë armë zjarri, si pushka, automatiku, mitralozi etj., që mundmbahet dhepërdoret. Armë e rëndë armë që ka peshërëndë, përmasamëdha dhe fuqimadhe shkatërruese e dëmtuese, që kërkon transportim, montim dhe ekip ushtarësh për ta përdorur, si siç janë topi, tanku, raketa etj. Armë shpërthyese armë, si granata dore, mina tokësore, mina kundër automjeteve, bomba ajrore, raketa, raketa tokë-ajër, silurë etj.), që e dëmton objektivin duke shpërthyershumë copa. Armë kimike armë e përgatitur me lëndëhelmueseformë gaz, lëngu ose pluhur, që shpërndahet nëpërmjet shpërthimeve, spërkatjeve ose kontaminimit të ushqimit dhe ujit, për të vrarë, për të plagosur ose për të shkaktuar panik te njerëzit. Armë biologjike lloj armëshpërdorin mikroorganizma patogjenë (baktere, viruse, kërpudha) ose helmetyre për të shkaktuar sëmundje, vdekje, epidemi, pandemi te njerëzit, te kafshët ose te bimët. Armë bërthamore armë e shkatërrimitmasëpërdor një reaksion bërthamor për të liruar sasimëdha energjieformën e valëve goditëse, duke lëshuar nxehtësiskajshme dhe rrezatim jonizues. Armë zjarri armëpërdor djegien e barutit për të shtirë.
Me armëdorë i gatshëm për luftë; pa u dorëzuar, duke luftuar; pa u përkulur. Armë e ndryshkur mospërf. njeri i parrezikshëm e i pavlerë. Bashkojmë armët bashkohemi për diçkarëndësishme, luftojmëbashku krah për krah; mbështesim njëri-tjetrin. I dorëzoi (i dha, i hodhi, i lëshoi) armët (dikush). 1. Pushoi luftën, u dorëzua; dezertoi e ia mbathi; e hodhi dyfekun keq. 2. Pushoi përpjekjet, nuk bënqëndresë; nuk ngul këmbë më për diçka, nuk e mbron më një çështje. Me *forcën e armëve (e bajonetës). Me *grykën e armëve (e pushkës). I dha armë (dikujt) i krijoi mundësi dikujt që të sulmojë dikë tjetër (me fjalë etj.). I ktheu armët (dikujt). 1. I shpalli luftë, e goditi me armë; e priti me luftë; i vuri (i ktheu) pushkën. 2. Ndryshoi qëndrim e iu kundërvu dikujt, u kundërshtar i rreptë i tij. Nuk na la armët varur (sikur la armët varur) (dikush) iron. nuk na prishi punëiku a që vdiq, s’ishte ndonjë njeri trim a me vlerëveçantë; nuk na la qetëarë. Mat armët (me dikë). 1. Hyjbetejë me dikë, ndeshemluftë me kundërshtarin. 2. I kundërvihem dikujt me forcë, ndeshem me dikë (me fjalë etj.). Mpreh armët përgatitem për luftë; përgatitem për një sulm a për një goditje kundër dikujt; bëhem gati për diçka. Ngre armën (armët) (kundër dikujt a diçkaje) hap luftë kundër dikujt a diçkaje; hynkonfliktarmatosur me dikë a me diçka. Ngjesh armët. 1. Bëhem gati për luftë; armatosem; rrëmbej (rrok) armët. 2. Përgatitem mirë për një ndeshjevështirë. Rrëmbej (rrok) armët përgatitem për luftë; ngrihemluftë, ia filloj luftës; ngjesh armët; rrëmbej (rrok) pushkën.

ASHK

ASHK,~U m. 1. Ngrohtësi e brendshme e tokëslëruar; gjendje e ngrohtë e tokësështë bërë për t’u mbjellë; afsh. Ashku i tokës. Ashk e vlagë. Vjen tokaashk.
2. fig. Dëshirë e brendshme e zjarrtë, ndjenjë e fortë; afsh, zjarr. Ashku i punës (i luftës). Flet (qesh) me ashk. Punoj me ashk. Puth me ashk. E pi duhanin me ashk.
Me ashkun (me *afshin) e zemrës.
Sin.: ngrohësi, nxehtësi, afsh, valë, avull, zjarr, vrull, dëshirë.

ATERMIK

ATERMÍK,~E mb., fiz. Që nuk lidhet me nxehtësinë, që nuk mbështetetveprimin e nxehtësisë a të energjisë së saj, që nuk punon me nxehtësi; që nuk lëshon nxehtësi; kund. termik. Makinë atermike. Pajisje atermike.

AVËR

ÁV/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT 1. Ajër i ngrohtë ose erë e ngrohtë që të zë frymën; zagushi. Avër e madhe (e keqe). Bën (është) avër.
2. Afsh i nxehtë, afsh zjarri; vapë. djeg avra. Ndiej një avërtrup.
3. Erë e hollë dhe e ftohtë, ngricë. Fryn një avër.
Sin.: afsh, vapë, zagushi, vapë, nxehtësi, erë, thëllim, acar.

BURIM

BURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ujë që del vetë nga thellësiasipërfaqetokës, gurrë; vendi ku del ky ujë. Burim i kulluar (i ftohtë). Burimet e ujërave. Burim i nxehtë (termal, mineral). Burimi i fshatit. Ujë burimi. Vend (mal) me burime. Sabahsabah, moj, / Më del te burimi, / Lotkat më t’u derdhë / Si zinxhir floriri! (folk.). Burimin e mirë e ke edhethatësirë. (fj. u.). Kur pi ujë, kujto burimin. (fj. u.). Lumi shtratin e ndërron, po burimin s’e ndalon. (fj. u.). Nuk ka kroje pa burime. (fj. u.). Po do të dish si duhetjetë uji, shko pyet burimin. (fj. u.).
2. Vendi ku zë fill një vijë uji, një përrua a një lumë; amë. Burimi i lumit (i një përroi). Burimi i Drinit (i Shkumbinit...). Ç’ujë ka lumiburim, atë ka edhegrykë. (fj. u.).
3. Vend ku nxirret një lëndë e parë si nafta, bitumi, gazi ose ndonjë lëndë tjetër; vendburim. Burim nafte (gazi).
4. Fusha, lënda a sendi nga nxirret diçka e nevojshme për jetën; ajoshërben si bazë për të nxjerrë diçka tjetërdobishme. Burime natyrore. Burim lëndëshpara. Burim ushqimesh. Burim të ardhurash. Burime ekonomike. Burim jetese. Burim begatie.
5. Lëndë ose sendlëshon nxehtësi, dritë, rreze, energji etj.; vatërrrezaton dritë, jep nxehtësi etj. Burim ushqyes. Burim nxehtësie (ngrohtësie). Burim drite (rrezatimi).
6. Njeri, zyrë, dokument etj. nga del një lajm, një njoftim a një e dhënë tjetër; ai nga i cili ka dalë një e dhënë. Burim zyrtar. Burime diplomatike. Burimesigurta (të besueshme, të rëndësishme). Burim i brendshëm (i jashtëm). Burimehuaja. Burim thashethemesh.
7. kryes. sh. Dokumente origjinale, letra, relacione, mbishkrime etj. nga nxirrendhëna për të bërë studimecaktuara. Burime historike. Burime gojore (të shkruara). Burime arkivore (dokumentare). Burime vendëse (të huaja). Burime antike (mesjetare). Burimet shqiptare. Burimet osmane.
8. Pikënisja, zanafilla e diçkaje; baza për lindjen e diçkaje; prejardhja e diçkaje. Burimi i një fjale. Burim mikrobesh (sëmundjesh).
9. fig. Shkaku a shtysasjell diçka, sendi a dukuriangjall a që nxit një ndjenjë, që sjell një pasojë etj. Burim force (frymëzimi, kënaqësie, gëzimi). Burim luftërash. Burim të këqijash (fatkeqësish).
Sin.: krua, gurrë, buronjë, buromë, vrujim, ujëmore, çikërran, bunar, dalje, nisje, fillim, shpërthim, gufim, amë, gomën, vendburim, mëmë, krye, damar, pikënisje, zanafillë, prejardhje, origjinë, shkak, rrjedhë.
Burim i pashtershëm libr. 1. Dikush që di shumë, njeri që ka njohuri e dijegjera për shumë çështje a për shumë fusha. 2. Dikush që ka pasurimadhe, njeri shumë i pasur; ai të cilit s’i mbarojnë kurrë mjetet e mundësitë. Ka pirë *ujë në shumë burime (kroje) (dikush).

DJEG

DJEG vep., DÓGJA, DJÉGUR kal. 1. I vë zjarrin diçkaje a e hedhzjarr dhe e bëj shkrumb e hi, e shkatërroj, e asgjësoj a e prishzjarr; e dëmtoj diçka me zjarr a me një send shumënxehtë, e përflak, e shkrumboj. Djeg drutë (barin, kashtën). I dogjën shtëpinë. Djeg me benzinë. Djegzjarr (në flakë). E dogji fare. I dogjën kufomat. Dogji flokët (vetullat). Dogji këmishën (fustanin, pantallonat). E dogji rrobën me hekur. Shqiptari për mikun djeg shtëpinë. (fj. u.).
2. Përcëlloj një pjesëtrupitzjarr a në flakë; bëj një plagëtrup me zjarr, me hekur a me ujë shumënxehtë, me lëndë gërryese etj.; përvëloj. Dogji dorën (këmbën, gishtat, gjuhën, buzët). E dogji me acid. I dogji duartgëlqere. Kur ka mashën, pse të djegë dorën. (fj. u.). Duhet t’i frysh lugës para se të të djegë. (fj. u.).
3. Skuq, ziej a pjek jashtë mase diçkazjarr, sa merr një ngjyrëerrët a të zezë ose shijehidhur (zakonisht për gjellët e lëndët ushqimore); ciknos; skuq shumë miellin, gjalpin etj. për të gatuar një gjellë. E dogji gjellën (bukën, mishin, tavën, lakrorin). Djeg vajin (gjalpin). Djeg sheqerin (miellin).
4. Harxhoj një lëndëzjarr a në flakë për ngrohje, për ndriçim, për gatim etj.; konsumoj. Djeg dru (qymyr, vajguri). Djeg shumë benzinë (elektrik). - Mos e digj kot dritën! Cungu i moçëm, s’e lëshon zjarrin pa u djegur. (fj. u.).
5. Prish gjatë përdorimit një llambë elektrike, një mjet elektrik a një aparat, motor etj. që punon me rrymë elektrike. E dogji llambën (motorin, radion). E dogji kompjuterin e prishi rryma elektrike.
6. Dezinfektoj një plagë, një lugë etj. me një bar të caktuar a e përcëlloj me hekurnxehtë për ta mjekuar. E dogji vendin e prerë me alkool (me jod). Më parë i digjnin plagët me hekur.
7. vet. v. III E than shumë, e dëmton aq shumë sa fishket a thahet dhe prishet. E dogji vapa duhanin. I dogji thatësiralashtat.
8. Lëshon nxehtësimadhe, është shumë i nxehtë, përvëlon. Djeg shumë dielli. Djeg hekuri. Të djeg gjella. Të djeg dielli i mesditës.
9. vet. v. III (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore). Ta përcëllon a ta bën plagë lëkurën ose të jep djegësirëgojë, në fyt, në stomak etj, (për disa bimë, disa lëndë e mjete gërryese, disa lloje ushqimesh etj.). E dogjën hithrat. Ia dogji duart acidi. Më djeg brisku. Qepa (hudhra, piperi) të djeg. E dogji rakiagrykë.
10. vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Kam zjarrmi ose ndiej djegësirëtrup a në një pjesë të tij. I djeg balli (fytyra, koka). I djegin duart. Më djegin sytë. Më djeg fyti (stomaku). Po i fryve tymit, do të të djegin sytë. (fj. u.).
11. fig. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. k. a me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dh.). bënbrengosem e të vuaj shumë, më mundon, s'më lë të qetë; më vjen hidhur, s'më pëlqen diçka; më ngacmon, më ther. E dogji malli (dashuria, dëshira). I dogjën fjalët e mia. I dogji kritika (shakaja). I dogji ai shikim. - E di unë ku i djeg atij.
12. fig., bised. E marrqafë dikë, e fik; e bëjhumbasë e të dalë jashtë lojës ose jashtë garës. E dogji, e përvëloi. E dogji keq. E dogjën pa të drejtë. E dogji kundërshtarin. Ia dogjën dy lojtarë.
13. edhe fig., bised. Bëjdiçkashkojë dëm, e bëjpavlefshëm; bëj t'i dështojë dikujt planikishte përgatitur. Ia dogjën biletat. E dogjën fondin. Ia dogji planet. Ia dogji diskutimin.
14. bised. Pi duhan, e ndez. E djeg ndonjëherë.
15. Nxeh shumë me zjarr e me flakë një furrë të re para se ta vë në përdorim; nxeh furrën para se të fut në të diçka që të piqet. Djeg furrën.
16. Pjekfurrë tullat; pjekfurrë gurin gëlqeror për të bërë gëlqere. Djeg tulla (tjegulla). Djeg gëlqere. Dogji pesë furra gëlqere.
Sin.: përflak, përflakoj, hijoj, frugulloj, shkrumboj, përdjeg, pjek, zhurit, zhuzhit, përvëloj, përcëlloj, fërgoj, cërrit, ndez, mbaroj, konsumoj.
T’i djeg *barkat (dikush) libr. Dogji (përvëloi) *dheun (dikush). Djeg *etapat (dikush) libr. E dogji *hithra (dikë). I djeg *kësula (dikujt). djeg *lëkura. Ia dogji (ia përvëloi) *lëkurën (dikujt). I djeg *miza (në shapkë) (dikujt). Djeg e pjek (dikush) vret e pret këdo, bën dëm në masë, shkatërron çdo gjë e nuk do t’ia dijë nga askush. Ia dogjën *pleshtat (dikujt) tall. Djeg (përmbys) *shtëpinë ((për dikë).djegin *veshët. Edhe i *ha, edhe i djeg (dikujt) iron. bised. Ku të *dhemb e ku të djeg. Kujt i djeg (i ha) lekruhet! ai që ka gabuar le ta kuptojë; nuk bëhem merak fare, se vetë ai ka faj dhe le ta kuptojë. As të *pjek e as të djeg (dikush). Ma dogji *xhanin (dikush). Ma dogji (ma përvëloi) *zemrën (shpirtin) (dikush). E djeg me *zjarr (diçka).

DJEGËS
FITIL

FITÍL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Rrip i hollë prej disa fijeshdredhura pambuku, liri, kërpi etj., që futet nga njëra anë në një enë me vajguri ose me vaj dhe ndizetanën tjetër për të bërë dritë ose për të dhënë nxehtësi; fije perikalon përmes qiririt e që ndizet. Fitili i kandilit (i llambës, i furnelës, i qiririt). Iu dogj fitili. Ngre (ul) fitilin e kandilit.
2. spec. Shirit i posaçëm, që digjet shpejt e përdoret për të ndezur minën, dinamitin etj. I vuri fitilin minave. Ndezën fitilat.
3. tekst. Fill shumë i trashë pambuku i padredhur mirë, i cili kalon nëpër makinën e tjerrjes, ku tërhiqet e tëhollet sipas nevojës; fije pambuku e hollë dhe e fortëpërdoret si majë për të endur qilima, pëlhurë etj. Fitil pambuku. Çorape fitili. Rregulloj makinën e fitilit. Reparti i fitilit.
4. bised. Copë garze si rrip i hollë, që futetplagë për të ndaluar gjakun ose për të thithur qelbin. I ndërroi fitilat plagës.
5. bised. Pjesë e gjatë dhe e hollëtrajtën e një rripi. Mori një fitil mish.
6. bised. Cigare duhani. A po e ndez një fitil?
7. Pip i vogëlvihettrupin e pemësshartohet. Preu disa fitila për shartime.
Sin.: fill, fije, tojë, stejë, spicë.
U fitilfytyrë (dikush). 1. U zemërua pa masë, u nxeh e qe gati për t’u zënë me dikë; u furrë. 2. U zbeh, u zverdh shumëfytyrë (nga një tronditje, nga frika etj.). Fut fitila (dikush) shih fut fite (dikush). I ka hyrë fitili (dikujt) thjeshtligj. e ka zënë dashuria, ka rënëdashuri me dikë; e ka zënë qymyri (dikë) shak.; ra brenda (dikush). Ka marrë fitilin (dikush) ka marrëftohtë; është i sëmurë nga tuberkulozi; e ka zënë një sëmundje e rëndë, është prekur nga një sëmundje e rrezikshme. nxori fitilat (dikush) shih ma poqi buzën (dikush). S’më puqen fitilat (me dikë) nuk jam i një mendjeje me dikë, kam mendimendryshme nga ai; nuk jam si ai, nuk përputhem me të në karakter, në shije etj.; nuk më shkon muhabeti; s’më puqen pipëzat. I vuri fitilin (diçkaje) shih i vuri flakën (diçkaje).

JAP

JAP vep., DHÁSHË, DHË́NË kal. 1. I lë dikujt diçkadorë, i dorëzoj një gjë; i zgjat, i nxjerr a i vë diçka përpara për ta marrë, për ta përdorur etj., dorëzoj diçka. I jap bukën (ujin, ushqimet...). I jap librin (kazmën, pushkën, rrobat, plaçkat). I jap një gotë ujë (çaj, raki, verë). I jap (foshnjës) qumësht. I jap (kafshës) tagji (bar). I jap dorën i zgjat dorën. - Nuk e jap! Jap për diskutim (për shtyp, për botim...). E dha me qira (me para). E jap me qejf (me dëshirë). Ia japdorë. Ta jap prapë (përsëri) ta kthej. I japhajë (të pijë). I jap hua. I japdrejtë (dikujt) pranoj atë që thotë. Ç’jep, atë merr. (fj. u.).
2. I fal dikujt një gjë timen, i dhuroj diçka. I dhanë një dhuratë (një tufë lule). I dha një palë këpucë. Ia dha me gjithë zemër. S’të jep as sa maja e thoit (asnjë majë thoi, as një majë gjilpëre). Nuk të jep një gur për të çarë kokën. Për miqtë e shokët jep shpirtin. Për dashurinë jap jetën, për lirinë jap dhe dashurinë.
3. Ia dorëzoj a ia përcjell dikujt diçka që i takon sipas punës, sipas shërbimit, sipas meritave etj.; i dorëzoj dikujt një dokument, një titull vlerësues etj. në shenjë nderimi ose shpërblimi për punën, për veprimtarinë e tij etj. I dha rrogën (pagën mujore). I dhanë flamurin. U dhanë diplomat (fletëlavdërimet). I dhanë Urdhrin ‘Naim Frashëri’. I dhanë shpërblim. U dhamë votat. I dhanë miratimin për të ndërtuar një shkollë të re.
4. bised. Fejoj ose martoj vajzën etj. me dikë. I ka dhënë vajzën (motrën, mbesën). E dhashtëpimirë. Kanë dhënë e kanë marrë kanë bërë krushqi. Kunatit i ke dhënë motrën për grua.
5. Ia ngarkoj, ia besoj a ia lë në dorë dikujt një punë, një detyrë etj.; e detyrojbëjë diçka, ia vë si detyrim, si dënim etj. Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar. I jap një punë (një detyrë, një rol). Na dha detyrat (problemet, pyetjet). I dhanë punë e futën a e vunëpunë, i gjetën punë. Dha një goditje dënimi (sport.).
6. I bie dikujt, e godas me diçka; gjuaj, qëlloj dikë a diçka me armë. U dhanë dërrmën armiqve. I dha një grusht (një shuplakë, një shkelm). Ia dha me top (me pushkë) (bised.). - Ta dhashë, po ik! (bised.).
7. Arrij ose sjell diçka; nxjerr, prodhoj. Dha prodhimebollshme. Dha bereqet (pemë, grurë). Jap pak (shumë). Jep qumësht (lopa, delja). Dha përfundimemira. Dha vepra me rëndësi. Do të japim mbi parashikimin...
8. I paraqit a i bëjditur dikujt një gjë, i parashtroj, i njoftoj diçka, e lajmëroj për diçka; përçoj diçka. I dha një lajm (një kumtgëzueshëm). Jap sqarime (prova). I jap shenjë (shenja) njoftoj dikë për diçka me shenja, ia bëj me shenjë. Jep muzikë (këngë, lajme). I jap emërimin. Jap me gojë (me shkrim, me telefon).
9. fig. Nxjerr diçka që u drejtohettjerëve dhe ua paraqit atyre për ta zbatuar, për ta njohur, për të vepruar etj. Jap një vendim vendos për diçka. Jap urdhër urdhëroj. Jap përgjigje përgjigjem. Jap pëlqimin tim. Jap komandën komandoj. Jap lejë lejoj. I jap emrin i vë emër. I jap përkufizimin një fjale. I jap një këshillë. I dha një mësim (të mirë).
10. fig. Nis menjëherë diçka, filloj me forcë e menjëherë, shpërthej; lëviz diçka me vrull. Ia dhaqeshurit (të qarit, vajit...). Ia dha britmës (ulërimës). Ia dha vrapit. Ua dha këmbëve iku me vrap. I dha trupit (vetes, shtatit) mori hov; bëri një lëvizjevrullshme. I dha kokës (trupit) përpara (prapa). Ua dha këmbëve. I hipi atit, ia dha malit e ia dha shpatit (folk.).
11. fig. I sjell dikujt a diçkaje një gjë, e pajis me diçka; lë në duart e dikujt një gjë për ta pasurtijën; fal, dhuroj. I dha pushtetin. Shkrimtari na dha një romanbukur. Shqipëria më jep nder. Ajo krahinë ka dhënë dëshmorë për Atdheun.
12. I krijoj dikujt lehtësi a mundësi për të bërë diçka, e lë të bëjë një gjë; lejojbëhet ose të ndodhë diçka. I dhadrejtën e fjalës. I jap mundësinë (rastin). I jap shkak. I dhanë një muaj (një javë) kohë (afat). S’e jep ligji (zakoni). I zoti e shet, tellalli s’e jep. (fj. u.).
13. Veproj mbi dikë, i bëj diçka, bëj që të ndërrojë gjendjen, të fitojë diçka etj. (zakonisht në një varg njësish frazeologjike). I jep gjallëri e gjallëron. I jap ngjyrë (bojë) e ngjyros (e bojatis). I jap ndihmë e ndihmoj. I jap përkrahje e përkrah. I jap arsim (dituri, mësim) e arsimoj. I jap shkollë e shkolloj. I jap dritë e ndriçoj. I dha një të shtyrë (një të rrahur, një të sharë) e shtyu (e rrahu, e shau). I dha një të puthur e puthi. I dha lirinë e çliroi. I jap forcë e bëjjetë më i fortë. I dha fuqi e bërifuqishëm. I jap bukuri e zbukuroj. I dha sëmundjen (gripin) i ngjiti sëmundjen. I dha zjarrin (flakën) e ndezi, i vuri zjarrin. I dhanë shtetësinë. I jap shpresë e bëjshpresojë. I dha zemër (fig.) i dha kurajë. I japkuptojë e bëj ta kuptojë diçka. I jap fund e kryej, e mbaroj, e përfundoj.
14. Shtroj a bëj një drekë a një darkë, një pritje etj. me një rastcaktuar ose për nderdikujt; dal përpara popullit me një shfaqje, me një koncert etj. Dha një darkë (një drekë, një pritje). Dha një shfaqje (një koncert).
15. vet. v. III Krijon, formon diçka; shfaq, tregon diçka (një dukuri, një gjendje të re etj.). Jep kripë (thartirë, nxehtësi). Ka dhënëçara (të krisur). Jepskuqur (të nxirë). Ka dhënë bark (anës, përpara). I dha një shprehje (një pamje) të re fytyrës. Dëgjogjithash, jep zë në pak.
16. Jamgjendjebëj, të kryej a të krijoj diçka, të marr pjesë në një punë ose të ndihmoj për një gjë. I jep gojës (fig.) fletshumë. Jep shumë (pak). Mundjapë ende. Kaq jep ai. Ti i jep gishtin, ai të merr dorën. (fj. u.). I dituri u jep mendtjerëve, i mençuri i mban për vete. (fj. u.).
17. bised. Ngas një mjet udhëtimi; vë në lëvizje diçka. I dha makinës (kamionit, biçikletës). Ai i jepte dhe traktorit dhe autokombajnës. I dha çikrikut (dorezës). - Jepi majtas (djathtas)! Jepishpejt! Mos i jep aq shpejt motorit.
18. edhe jokal., vet. v. III, kryes. kr. thj. Fillon menjëherë, papritur, pa kujtuar dhe me forcë; shpërthen (për dukurindryshme); vjen si pa u kuptuar, si papritur. Ia dha një shi (një breshër, një borë, një erë). Dha mëngjesi (mbrëmja). Më jep një dhembje. Ma jepkokë (në shpatull, në krah). Ia dha me të madhe.
19. bised. Paguaj; çmoj, vë një çmimmundshëm (për një sendshitet nga dikush). - Sa jep ti? I dha shumë (pak). Dha pazar (pazarin).
20. bised. Shes; dua ta shes. - Sa e jep? S’e jepte as me flori.
21. Caktoj moshën e dikujt sipas pamjes së tij të jashtme, sipas shtatit etj. S’i jepnin as njëzet vjet. - Sa vjet i jep atij?
22. Përdoret si pasthirrmë për të nxitur dikë kur është duke bërë një punë, për t’i dhënë zemër dikujt kur kryen një veprim etj. - Jepini, forca! - Jepi, more, luaji këmbët! - Jepini, shokë (shoqe, burra)!
Sin.: dorëzoj, fal, dhuroj, fejoj, martoj, godas, gjuaj qëlloj, arrij, nxjerr, prodhoj, parashtroj, lajmëroj, përçoj, transmetoj, ngas, paguaj, çmoj, shes.
Dhashë *andej e dhashë këtej. Jap (vë) *alarmin libr. I dha *armë (dikujt). I jap *arsye (dikujt). I dha *arratinë (dikujt). Ia dha (ia numëroi) në *ballë (dikujt) Ta jep (të çan) në *ballë (diçka). Dha (bëri) *ballë (dikush). Jap *besën (i jap besën) (dikujt). I jap një *bojë (diçkaje). Dhashë e bot shih dhashë e mora. jep *bukë (diçka). Jep *çikë (dikush a diçka). I dha *çikë (dikujt). jep (të kall, të shtie) *datën (dikush a diçka). I jap *dërmën (dikujt a diçkaje) përb. Jap *dorën. I jap *dorën (një dorë) (dikujt). jep *dorë (diçka). I dha *duart (dikujt). Ia jap në *dorë (dikujt). E jep nën *dorë (diçka) keq. I dha (i hoqi) një *dredhë (dikujt). I jap *drejtim (diçkaje) libr. I dha *dritë (dikujt). I jap *dum (diçkaje). I dha *dushkun (dikujt). I jap *faqe (dikujt). I jap një *faqe (diçkaje). Jep *faqeI (diçka). Jep *faqeII (diçka). I jap *fill (diçkaje). Nuk është në *fiqir (dikush). E jap me *firmë libr. I jap *fjalën (dikujt). I dha *flakë (diçkaje). I jap *fletë (dikujt). I jap *frymë (dikujt). I jap (i vë) *fund (diçkaje). I jep *furça (dikujt). I jap *fytyrëI (diçkaje). I jap fytyrëII (dikujt). Ia dha (ia plasi) *gazit (dikush). Jep e merr me *gishta (dikush). I jep *gojës (dikush). Ia dha *grumbull (dikujt). I jep *gjuhës (dikush). Nuk i jap hesap (*llogari) (askujt). Jap (fal) *jetën (për dikë a për diçka). I jep *jetë (diçkaje). I dha *karar (për diçka). U jap (u grah) *këmbëve. Ua dha (ua mbathi, u ra, ua theri) *këmbëve (dikush). I jap *kënd (diçkaje). I dha (i hodhi) një *kockë (dikujt). Jap *kokën (për dikë a për diçka). I jap *krahë (dikujt). Jap kryet (*kokën) (për dikë a për diçka). I jap *krye (dikujt a diçkaje). I jep *kupës (dikush). I jep (i bën) *lak (dikujt a diçkaje). I jep *lezet (diçkaje). I dha *limë (diçkaje). I jep *liri gjuhës (dikush) keq. S’të jep as *litar për t’u varur (dikush). I jep *lustër (dikujt a diçkaje). Nuk i jap *llogari (hesap) (askujt) libr. I jap *majë (diçkaje). I dha *malin (dikujt). Japim e marrim (me dikë). 1. Kemi marrëdhëniemira midis nesh, bëhemi me njëri tjetrin; hyjmë e dalim; kam hyrje e dalje (me dikë). 2. Bëjmë tregti midis nesh, shkëmbejmë mallra. As jep e as merr (dikush) nuk bën gjë, nuk përgjigjet, nuk reagon, ngec; nuk shkon as tutje as këtej, s’lëviz nga vendi; s’bëhet i gjallë. Sa jep merr (dikush) nuk nxjerr ndonjë fitim nga një veprim a nga ndonjë punë tjetër, as nuk fiton gjë e as nuk humbet gjë; mbill (hidh) farë e korr farë. Dhashë e mora u përpoqa shumë me të gjitha mënyrat, me të gjitha mjetet; u mundova për një kohëgjatë për të gjetur një zgjidhje; e rraha diçka ngagjitha anët; u rreka me dikë a me diçka; dhashë andej e dhashë këtej; u solla e u mbështolla. Jap një *mendje. I jap *muhabet (dikujt). I dha *munxët (dikujt). I dha *paçet (dikujt). Dha *pallmën (dikush). I dha *partallat (dikujt). I dha një *perdah (dikujt a diçkaje). Ia dhapjatë (në *tepsi, në tabaka) (dikujt). I jap *rëndësi (dikujt a diçkaje). I dha *rrugët (udhët) (dikujt). I jap (i bëj) *strehë (dikujt). I jap *sy (dikujt). Nuk i jap *sy (dikujt). Jep *shenjë (shenja). Nuk jep *shenjë jete (dikush a diçka). I dha *shkelmin (dikujt) përb. Ia dha *shpatit (dikush). I jap *shpirt (diçkaje). Jap *shpirtin (për dikë a për diçka). Po jep (po heq) *shpirt (dikush a diçka). S’ia jap dot *shpirtin (dikujt). Jep *shpresë (dikush a diçka). I dha një *shuplakë (një dackë) (dikujt a diçkaje). Ia dhatabaka (në *tepsi, në pjatë) (dikujt). Ia dha në *tepsi (në tabaka, në pjatë) (dikujt). I jep *tonin (diçkaje) libr. I dha *thonjtë (dikujt) keq. S’e jep *udha (diçka). I jap *udhë (rrugë) (diçkaje). I dha udhët (*rrugët) (dikujt). S’e jep *udha (diçka). jep *ujë (dikush). I dha *uratën (dikujt). Nuk e jap *veten. Ia dha (ia theri, i ra, ia mori) *vrapit (dikush). I jap *zemër (dikujt). I jap (i fal) *zemrën (dikujt). I dha *zjarr (diçkaje).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.