Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AJËRNGRÓHËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. Aparat, pajisje a mjet i posaçëm që shërben për ngrohjen e ajrit. Ajërngrohës elektrik. Ajërngrohës i dhomës.
✱Sin.: ngrohës, nxehës, radiator, kondicioner, klimatizues, klimatizator.
NGRÓHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Pajisje që shërben për të ngrohur, nxehës. Ngrohës elektrik. Ngrohës me qymyr. Ngrohës uji (ajri). Heq nga priza ngrohësin. U pajisën shkollat me ngrohëse.
2. tek. Pjesë e një makine me avull, që përfshin vatrën dhe kazanin.
3. Punëtor që punon pranë një pajisjeje për ngrohje. Ngrohësi i furrës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë