Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DHËNDËRÚAR (i, e) mb. Që është bërë gati për martesë; që është dhëndëruar. Ai i dhëndëruar, ajo e nusëruar. Me duar varur si i dhëndëruar.
NUSËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Qëndron në këmbë a në fron kokulur dhe pa folur nusja ditën e dasmës sipas zakoneve; u rri me këmbë nusja njerëzve të burrit dhe u shërben ditët e para pas martesës. Nusëronte te dera më këmbë. E vinin në fron dhe nusëronte.
2. fig. Qëndroj më këmbë pa folur, rri pa punë, duarkryq, rri si nuse. - Tundu, ç’ke që nusëron? Nuk është vendi për të nusëruar.
✱Sin.: përrallem, shullëhem.
♦ Të bëhem edhe një herë *nuse di vetë si të nusëroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë