Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nusëroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NUSE

NÚS/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Vajza që po martohet, vajzaditët e dasmës; grua e re e sapomartuar. Nuse e bukur (e re). Dita e nuses. Dhëndri e nusja. Rrobat e nuses. Vajzat e nuset e fshatit. U (u nis) nuse u vesh e u stolisditën e martesës (për vajzat). Vesh (nis, stolis) nusen. Marrin nusen krushqit. Shkoi (doli) nuse u martua (për vajzën). Mori nuse u martua (për djalin). I zuri nuse djalit. vjet. e fejoi. Doli nuse nga shtëpia. Nuse me tela a) vajzë e zbukuruar për t’u martuar; b) vajzë shumë e bukur e shumë e mirë. Nusja e telit nusja e cila ende i ka zbukurimet si nuse. Nuk ishtenusja e telit.
2. Gruaja e djalit (në marrëdhënie me prindërit dhe njerëzit e tjerëdhëndrit), e reja. Nusja e djalit. Vjehrra dhe nusja. Nuset e shtëpisë.
3. Figurë e mitologjisë popullore, që përfytyrohej si një vashë e bukur me flokëgjatë, e cila ruante ujërat, burimet, pyjet etj. Nusja e ujërave floçka. Nuset e malit jashtësmet. Nuse deti sirenë.
4. Dordolec. Nuse misri. Nuse kopshti. Vuri një nuse në mes të arës me grurë.
5. Kukull leckebëjnë fëmijët; nuskë.
6. zool. Nuselalë, bukël, nusël, nusëz, nusebukur, nusemirë.
Sin.: e re, gjelinë, vashë, fisnike, floçkë, gërshetëz, dordolec, nuskë, kukull, nuselalë, bukël, nusël, nusëz, nusebukur, nusemirë.
U nuse (dikush) shih u lule (dikush). bëhem edhe një herë nuse di vetë si të nusëroj kam fituar përvojë nga një punë e vështirë, jam tashmëgjendje ta bëj ndryshe e më mirë diçka, po të më krijohennjëjtat kushte. Bëhet nuse të mërkurën (dikush) ndrit nga bukuria, shkëlqen; ka marrë një pamjekëndshme e të veçantë; t’i maresh kokën e të ikësh (dikujt); i kishte rënë një nur (dikujt); shtie hënën përdhe; të rrëzon nga kali. E bëri nuse (dikë) shih e bëri lule (dikë). E bën plakën nuse (dikush) e zbukuron shumë diçka, e paraqet një gjë në të kundërtën e saj; e bënzezënbardhë; e kthen me kokë poshtë (diçka); kund. e bënbardhënzezë (dikush). Ia hoqi *vellon nuses (dikush). Është *bajrak ndër nuse (dikush). Kjo është nusja e ky është dhëndri! kjo është gjendja e një pune; këto janë rrethanat ose mundësitë për të bërë diçka, s’ka tjetër, të bëjmë si të bëjmë me këto. Nusja e djemve euf. shih nusja e lalës zool. Nusja e lalës zool. nuselalë; Nusja e minjve. Nuse pashke zool. mollëkuqe. I rri nuse (dikujt). 1. I rri gati për çdo kërkesë e dëshirë; i shërben mirë e menjëherë për çdo gjë; i rri qiri. 2. I nënshtrohet, i bindet për çdo gjë. Rri (si) nuse (dikush). 1. Nuk flet; rri si me turp; nuk e hap gojën. 2. Nuk bën gjë; rri duarkryq.

NUSËRIM

NUSËRÍM,~I m. Veprimi kur nusëroj. Zakoni i nusërimit. Dhoma e nusërimit. Ulnin kokën për nusërim. Nuk u nuse për nusërim.

NUSËROJ

NUSËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Qëndronkëmbë a në fron kokulur dhe pa folur nusja ditën e dasmës sipas zakoneve; u rri me këmbë nusja njerëzveburrit dhe u shërben ditët e para pas martesës. Nusëronte te derakëmbë. E vininfron dhe nusëronte.
2. fig. Qëndrojkëmbë pa folur, rri pa punë, duarkryq, rri si nuse. - Tundu, ç’kenusëron? Nuk është vendi për të nusëruar.
Sin.: përrallem, shullëhem.
bëhem edhe një herë *nuse di vetë si të nusëroj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.