Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRËFÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëfej një ndodhi, një histori etj. Rrëfimi i një ngjarjeje. E dëgjoi gjithë rrëfimin për ndodhinë.
2. Tregim i shkurtër, rrëfenjë. Rrëfim lirik. Rrëfim i bukur. I dhuruan një libër me rrëfime.
3. fig. Pranimi i hapur i një të fshehte ose i të metave e i fajeve të veta, tregim i çiltër për veten. Rrëfim i çiltër. Bëri një rrëfim përpara shokëve.
4. fet. Rit i fesë së krishterë, sipas të cilit besimtari i rrëfehet priftit. Qela e rrëfimit. Rrëfimi ia lehtësoi shpirtin.
✱Sin.: kallëzim, nunosje, pendim, hapje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë