Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nunël”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJYSHE

GJYSH/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Nëna e babait ose e nënës. Gjyshe e mbesë.
2. bised. Grua shumë e moshuar kur i drejtohemi me nderim. - Gjyshe, a të ndihmoj me çantën?
Sin.: nënëgjyshe, nënëmadhe, nënëdajë, nëno, madhe, nunël.

MËMËLALË

MËMËLÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gjyshe.
Sin.: nënëgjyshe, nënëmadhe, mëmëzonjë, nënëdajë, nëno, madhe, nunël.

NËNËDAJË

NËNËDÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gjyshja nga ana e nënës. Nënëdaja na vinte plot me dhurata.
Sin.: gjyshe, nunël.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.