Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nun”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KUMBAR

KUMBÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT etnogr. 1. Dëshmitar në kurorëzimin e një çifti, i cili bëhet edhe mik familjar i atij çifti.
2. Ai që i vë emrin një fëmije kur pagëzohet.
3. Ai që i pret flokët për herëparë fëmijës. Kumbar për flokët e fëmijës.
4. si mb. kryen detyrat a shërbimet e këtij njeriu. Burrë (djalë) kumbar.
Sin.: kumtër, nun.

NAÇETËS

NAÇÉTËS,~I m. sh. ~, ~IT Nun. Nëna e fëmijës i bën një dhuratë naçetësit.

NUN

NUN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT etnogr. 1. Ai që mban foshnjën gjatë pagëzimit dhe që i vë emrin.
2. Ai që i merr flokët fëmijësporsalindur, kumbar. E do shumë nunin e tij.
3. Ai që ndërron kurorat e dhëndrit e të nuses.
Sin.: kumbarë, dëshmitar, nunë, ndrikull.

NUNAK

NUNÁK,~U m. Burri i nunës, nun.

NUNOS

NUN/ÓS vep., ~A, ~UR kal. Këshilloj me të mirë, nunëroj.

NUNËRI

NUNËRÍ,~A f. 1.qenët nun, kumbari. Kanë bërë nunëri.
2. përmb. Tërësia e nunëve. Erdhën nunëria.

NUNËROHEM

NUNËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. fet. Nunosem.
2. vjet. Zë një nun, e bëj nun dikë.
Sin.: rrëfehem, kumbarisem, kumbarohem.

VËNËS

VË́NËS,~I m. sh. ~, ~IT libr. 1. Ai që vë një shfaqjeskenë, regjisor. Vënësi i pjesës teatrale.
2. Ai që mban foshnjën gjatë pagëzimit dhe i vë një emër. Vënësi i emrit.
Sin.: regjisor, kumbarë, nun, nunë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.