Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NUHÁTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur nuhat ose kur nuhatem. Nuhatja e erës nga qeni. Nuhatja e gjurmëve. Nuhatja e rrezikut.
2. Aftësia e njeriut a e kafshës për të nuhatur, të nuhaturit. Qeni ka nuhatje të mirë. Organi i nuhatjes. Nervi i nuhatjes. Nuhatja është e dobët kur je me grip.
3. fig. Aftësia për të kuptuar diçka nga disa shenja të jashtme a nga rrethana që mezi kapen, mprehtësi. Nuhatje e hollë. Nuhatje politike. Ka nuhatje të mprehtë.
✱Sin.: të nuhatur, ndjenjë, parandjenjë, instinkt, shqisë, intuitë, mprehtësi.
♦ Ka nuhatje të hollë (dikush) i parandien a i parashikon shpejt e mirë gjërat, i kap menjëherë; e ka hundën të hollë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë