Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nozulloj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NOZULLIM

NOZULLÍM,~I m., vjet. 1. Veprimi kur nozulloj ose kur nozullohem. Nozullimi i popullsisë. I ngarkuari me nozullimin.
2. sh. ~E, ~ET Sende ushqimore; ushqimemerren për rrugëgjatë, për ushtrinë etj. Kërkoi (siguroi) nozullime. Ndihmuan me nozullime.
Sin.: pajisje, furnizim, ushqime.

PAJIS

PAJÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap me vete dikujt diçka që i nevojitet ose që i shërben për një punë a për një veprimtaricaktuar. I pajisi me vegla. Pajis me ushqime (me rroba, me këpucë). I pajisën me letërnjoftime (me vërtetime).
2. Plotësoj nevojat e një ndërmarrjeje, të një institucioni, të një degeprodhimit a të ekonomisë me të gjitha makineritë e mjetet e domosdoshme. Pajisën fabrikën me makineri (me aparate).
3. I vë diçkaje pjesët e duhura plotësuese që të punojë për nevojat e caktuara. E pajisën linjën e prodhimitlëngjeve.
4. I vë orenditë; e plotësoj me orendi a me sendetjeranevojshme. Pajis një zyrë. E kishte pajisur bukur shtëpinë.
5. fig. I jap dikujt dije ose i ngulit pikëpamje a shprehicaktuara që i vlejnëjetë e në punë. I pajisi me njohuri (me dije). I pajisi me edukatë (me kulturë).
6. fig., vet. v. III I jep disa vetimira ose aftësiveçanta. E ka pajisur natyra me talent (me bukurirrallë).
Sin.: pajoj, armatos, jap, mbush, nozulloj, dhuroj, plotësoj, ngulis, vë, brumoj, brumos, fal.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.