Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PAJÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Marr me vete sendet e mjetet e nevojshme që më duhen për një punë a për një veprimtari.
2. vetv., vet. v. III Plotësoj nevojat me të gjitha mjetet a sendet e duhura. U pajisën me ushqime (me veshmbathje). U pajisën me vegla (me tekste mësimore). Ishte pajisur me dokumente. U pajis për rrugë.
3. fig., vetv. Përvetësoj dije, pikëpamje a shprehi të caktuara që më vlejnë në jetë e në punë. Janë pajisur me njohuri të thella.
4. pës. e PAJÍS.
✱Sin.: armatosem, marr, mbushem, nozullohem, brumosem, armatosem, parapërgatitem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë