Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nozull”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NOZULL

NÓZULL,~I m. sh. ~A, ~AT vjet. Ushqimeruhen për dimër, zahire; ushqimemerren për një rrugëgjatë. Morën nozull me vete.

NOZULLOHEM

NOZULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vjet. 1. vetv. Pajisem me ushqime e me sendetjera konsumi. Nozullohej nga deti. Nozulloheshin me drithë (me kripë).
2. pës. e NOZULLÓJ.
Sin.: furnizohem, pajisem.

NOZULLOJ

NOZULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR vjet., kal. Pajis me sende ushqimore aq sa nevojiten për një periudhë kohe; furnizoj me sende konsumi ose me lëndëpara. Nozulloi anijen. Nozulloi ushtrinë (kështjellën).
Sin.: pajis, furnizoj.

USHQIM

USHQÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Veprimi kur ushqej dikë ose kur ushqehet dikush. Ushqimi i rregullt. Ushqimi i fëmijës. Ushqimi i të sëmurit. Ushqimi i bagëtisë (i shpendëve). Ushqimi me gjak. Ushqimi me energji. Ushqimi me dru (me qymyr). Regjimi i ushqimit. Nuk vlen (nuk bën) për ushqim.
2. Gjithçkahanë njerëzit a kafshët dhemundpërpunohet e të përvetësohet nga organizmi. Ushqim i thatë (i lëngshëm). Ushqim i mirë (i zgjedhur, i përshtatshëm). Ushqim i freskët (i prishur). Ushqim i bollshëm (i paktë, i pamjaftueshëm). Ushqimepasura. Ushqim i gatshëm (gjysmë i gatshëm). Ushqim i konservuar. Ushqim i përpunuar (i papërpunuar). Ushqime bimore (shtazore). Ushqim natyror. Ushqim plotësues. Ushqim i njomë (i gjelbër) (bujq.) bar i njomë ose bimëtjeranjoma që i jepen bagëtisë. Ushqim i thatë (i trashë, i ashpër) (bujq.) bari ose jonxha e thatë, kashta e të lashtave etj. që i jepen bagëtisë. Ushqim për kafshë. Aparati i tretjesushqimit. Përgatit ushqimin. Ziej ushqimin. Ha ushqim. Përtyp ushqimin. Tret ushqimin. Gjej (siguroj) ushqimin.
3. vet. sh. Sendet e ndryshme të përpunuara (oriz, sheqer, makarona, fasule, vaj etj.), që i blejmëtreg për t’u ushqyer. Dyqan ushqimesh. Çantë ushqimesh. Blej (marr) ushqimet.
4. Lënda ushqyesepërmban një send dhepërvetësohet nga organizmi. Mjalti ka shumë ushqim. Nuk përmban asnjë lloj ushqimi.
5. Tërësia e lëndëve joorganikendodhentokë, të cilat thithen dhe përpunohen nga bimët. Bima thith ushqimin nga toka.
6. spec. Gjithçka me të cilën punon ose që e përpunon një makinë a një pajisje ose gjithçkapërpunohet prej tyre; energjia e nevojshme që vë në lëvizje diçka. Ushqimi i radios (i aparatit). Skema e ushqimit. I jep ushqim. Çon ushqim. Ndërpres ushqimin.
7. fig. Ajoshërben për edukimin dhe për brumosjen ideologjike e shpirtërorenjeriut. Ushqim shpirtëror. Ushqim për mendjen. Shtypi është ushqim i përditshëm. Librat janë ushqim për të gjithë.
8. fig. Ajojep shkaszhvillohet a të përhapet diçka, burimiushqen diçka. Ushqim për thashethemet. I jep ushqim për diçka.
Sin.: haje, hamje, ngrënie, e ngrënë, bukë, shujtim, mëndje, tajitje, qeveri, hesë, ngjëratë, çek, mbajtje, grazhd, kullotë, mëngojë, edukim, mëkim, rritje, ndjellëse, vagjëli, llurbë, lluburdire, mjet, gatesa, të ngrëna, ngrënie, zahire, nozull, nozullime.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.