Fjalori

Rezultate në përkufizime për “novelë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DRAMATIZOJ

DRAMATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. let. Përpunoj dhe e bëjpërshtatshme për t'u vënëskenë një vepër tregimtare (një roman, një novelë etj.), e kthejdramë. Dramatizoi romaninNjeriu me top”.
2. libr. I jap një ngjarjeje, një gjendjeje etj. karakter dramatik, e paraqit me të rëndë e me prekëse nga ç'është në të vërtetë; zmadhoj karakterin shqetësuesdiçkaje, e bëj dramatike diçka. E dramatizonte gjendjen (situatën, problemin). Pasthirrma dramatizojnë ngjarjen. Mos i dramatizo gjërat.

NOVELË

NOVÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tregim i gjatë, që përshkruan një ngjarje nga jeta; një lloj tregimi më i shkurtër se romani. Novelë klasike. Novelë tërheqëse. Përmbledhje novelash. Shkruaj (botoj) një novelë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.