Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HARDHÚC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Lacerta agilis) Zvarranik i vogël, me trup të zhdërvjellët, me ngjyrë të murrme, me katër këmbë të shkurtra, me bisht të gjatë, me aftësi për të lëvizur shpejt e për t’u fshehur në vende të ngushta.
2. zool. Pjesa e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme hardhucash. Hardhuca e mureve (lat. Lacerta muralis, Podarcis muralis) zvarranik i vogël me shirita bardhë e zi në bisht, që preferon muret me gurë, themelet e shtëpive, rrënojat dhe terrenet e thata e me diell; gushteri i vogël. Hardhuca e barit (lat. Lacerta viridis, Lacerta agilis graminicola) zvarranik me përmasa mesatare deri të mëdha, me trup 10 -15 cm, me bisht deri në 30 cm, me trup me ngjyrë karakteristike jeshile të ndritshme me shkëlqim metalik, me vija të errëta përgjatë shpinës dhe anëve, që jeton në livadhe, toka me bar të lartë, skaje pyjesh, kopshte dhe fusha me bimësi të ulët. Hardhuca e gurëve (lat. Lacerta erhuardi) zvarranik i vogël i përhapur kryesisht në vende shkëmbore dhe malore, e ngjashme me hardhucën e mureve, me ngjyra të ndryshueshme nga jeshile e zbehtë në kafe e gri, shpesh me vija të errëta ose njolla në shpinë, me bark me ngjyrë të bardhë, të verdhë apo portokalli, nganjëherë me pika të vogla të errëta. Hardhuca e fushave (lat. Podarcis tauricus) zvarranik që jeton në fusha, livadhe, terrene me bar, buzë rrugësh rurale, në zona me shkurre të ulëta, që pëlqen vende me diell, me tokë të butë dhe të ngrohtë, ku mund të fshihet shpejt nën bar apo në gropa të vogla. Hardhuca pa këmbë (boshtake) (lat. Anguis fragilis) zvarranik me trup cilindrik, të zgjatur, pa gjymtyrë, me lëkurë të lëmuar, me luspa të vogla, të shkëlqyeshme, me ngjyrë të trupit zakonisht kafe metalike, ngjyrë bakri, ose gri të artë; shpesh me një vijë të errët përgjatë shpinës, me kokë të vogël, me sy të vegjël, me qepallë të lëvizshme, me bisht të brishtë që mund të shkëputet; gjarpri i verbër. Hardhuca e detit (lat. Amblyrhynchus cristatus) zvarranik që jeton dhe ushqehet në det; me trup të madh dhe të rëndë, me bisht të rrafshuar anash për notim; iguana e detit. Hardhuca fluturuese (lat. Draco volans) zvarranik që ka zhvilluar struktura për rrëshqitje ajrore krejtësisht të pavarura; e pajisur me cipa lëkurore, të mbështetura nga brinjë të zgjatura, që hapen si “krahë”, duke i lejuar të rrëshqasë në ajër deri në 10–12 metra midis pemëve; dragoi fluturues. Hardhuca indiane (lat. Diploglossus monotropis) zvarranik tokësor tropikal, që gjendet në pyje tropikale me lagështi të lartë, shpesh nën shtresën e gjetheve, në trungje të kalbura ose në tokë, pranë burimeve të ujit, me lëkurë me luspa të ngjashme me ato të peshkut, me ngjyrë kafe në të kuqërremtë ose ngjyrë bronzi, të ndritshme. Hardhuca komodo (lat. Varanus komodoensis) një nga zvarranikët më të mëdhenj dhe të fuqishëm në tokë, që jeton në habitate të thata tropikale, me ngjyrë gri të errët apo kafe të zbehtë, me luspa të trasha, që e mbrojnë gjatë përleshjeve, me këmbë të fuqishme, me kthetra të mprehta, me bisht të gjatë, muskulor, që e përdor si armë goditëse, me gojë me dhëmbë të shumtë të harkuar, të dhëmbëzuar, të përshtatshëm për shqyer mish. Hardhuca përbindësh (lat. Heloderma suspectum) një nga të vetmet hardhuca helmuese në botë, me trup të zi, me njolla ose shirita me ngjyrë rozë, portokalli apo të verdhë, me luspa të trasha, të forta, me pllaka kockore, që jeton nën tokë, në shkretëtira, shpesh me shkurre kaktusi, gurë dhe toka ranore; përbindëshi i Gilës. Hardhuca pikazezë (lat. Dalmatian algyroides) hardhucë e vogël, me ngjyra tërheqëse, me strukturë trupi të hollë, që është endemike për zonën e bregdetit lindor të Adriatikut, kryesisht në rajonin dalmat. Hardhuca me rruaza (lat. Heloderma horridum) hardhucë e madhe dhe helmuese, e ngjashme me përbindëshin e Gilës, por është më e madhe, më e errët dhe më helmuese, zakonisht me ngjyrë të zezë ose ngjyrë kafe të errët, me njolla të zbehta ose forma të bardha, gri apo të verdha, me trup të madh, të rëndë, me luspa si pllaka kockore, me kokë të madhe, me nofulla të fuqishme e bisht të trashë. Hardhuca me jakë (lat. Chlamydosaurus kingii) hardhucë e madhe, me bisht që përbën pjesën më të madhe të trupit, zakonisht me ngjyrë kafe, gri ose ngjyrë toke, me një gushore lëkure si jakë rreth qafës, e cila hapet si një rreth kur ndihet e kërcënuar.
3. krahin., bised., mjek. Sëmundje e rrezikshme e fytit, difteri.
LUNDRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkoj në një vend tjetër përmes ujit me lundër, me anije,etj. Lundrimi me anije. Lundrimi nëpër det (nëpër lumë). Ishin në lundrim. Kaluan disa ditë në lundrim.
2. Udhëtim që bëhet me mjete lundruese ose me mjete fluturuese. Lundrim detar (lumor, ajror). Lundrim bregdetar kabotazh.
3. Rruga për të shkuar në një vend të largët me mjete lundruese ose fluturuese; koha sa zgjat kjo rrugë. Lundrim i këndshëm. Lundrimi i parë (i fundit). Lundrim i gjatë. Anije për lundrime të largëta. Gjatë (para, pas) lundrimit. Hartë lundrimi. Është marrë me lundrime.
✱Sin.: vozitje, notim, pluskim, udhëtim, fluturim.
NÓT,~I m. Qëndrimi dhe zhvendosja në ujë duke bërë lëvizje të duarve dhe të këmbëve; sporti i të notuarit; notim. Not bretkosë (shpinë, flutur, pash, gërshërë). Gara noti. Kampionati i notit. Bëj not. Di (mësoj) notin. Ra me not. Doli (kaloi lumin) me not.
♦ I ra më not (diçkaje) shaka. hëngri ose piu sa mundi, përlau çdo gjë pa u përmbajtur (kur ka me bollëk).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë