Fjalori

Rezultate në përkufizime për “noteri”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKTJETËRSIM

AKTJETËRSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt., vjet. 1. Proces i kalimitpronësisë ose i të drejtave nga një person te tjetri; akt jetërsimi.
2. Shkresë zyrtarevërteton kalimin e pronësisë ose të të drejtave nga një person te tjetri. Noteri përgatiti aktjetërsimin e apartamentit. Nënshkrova aktjetërsimin.

AKTPAJTIM

AKTPAJTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Marrëveshje e arritur ndërmjet dy ose më shumë palëve për zgjidhjen paqësore të një konflikti ose të një mosmarrëveshjeje, para një gjykate, para një noteri ose para një pale ndërmjetësie. Shkel aktpajtimin. Arritën aktpajtimin.
2. Shkresë zyrtarevërteton pajtimin e palëvegjykohen, akt pajtimi, akt i pajtimit. Nënshkruan aktpajtimin. Formulari i aktpajtimit.

AKTSHITJE

AKTSHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET zyrt. 1. Veprimi për bartjen e pronësisë së një pasurieluajtshme ose të paluajtshme nga një person te një tjetër kundrejt një çmimicaktuar. Aktshitje ligjore. Bëj aktshitjen. Aktshitje e një prone private.
2. Shkresë ligjorevërteton shitjen e një malli a të një prone, akt shitjeje. Sigurova aktshitjen e shtëpisë. Nënshkruan aktshitjen. Noteri përgatiti aktshitjen e kompanisë.

MUKAVELAT

MUKAVELÁT,~I m. sh. ~E, ~ET Zyrë e noterit, noteri.

NOTER

NOTÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT drejt. Këshilltar ligjor i ngarkuar për kryerjen e disa veprimeve juridike, që me dispozita nuk u janë lënë organevetjera shtetërore (si bërje aktesh për lidhje kontratash, vërtetime dokumentesh e nënshkrimesh, pranim për ruajtje dokumenteshndryshme etj.). E vërtetoi dëshminë te noteri.

NOTERI

NOTERÍ,~A f. sh. ~, ~TË drejt. Zyrë ndihme juridikemerret me veprimet noteriale; zyra e noterit. Dokument i vërtetuarnoteri. Në këtë rrugë ka shumë noteri.

NOTERIAL

NOTERIÁL,~E mb., drejt. Që ka të bëjë me hartimin e disa dokumenteve juridike, me vërtetimin ligjorakteve juridike dhe të nënshkrimeve në dokumentendryshme nga noteri etj.; që ka të bëjë me noterin dhe noterinë. Aktet dhe veprimet noteriale. Organ noterial. Zyrë noteriale.

NOTERIZOJ

NOTERIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vërtetoj ligjërisht një akt juridik a një dokument te noteri. Noterizoj diplomën e masterit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.